Shkullaku: Qytetarët iu përgjigjen Presidentit. Shqipëria drejt autoritarizmit

415
Sigal

Gazetari dhe analisti Armand Shkullaku i ftuar në studion e lajmeve të Ora News, komentoi tubimin e 2 marsit.

Shkullaku e quajti legjitim tubimin, duke u shprehur se shumë qytetarë iu përgjigjën thirrjes së Presidentit.

Ai shtoi se në Shqipëri po përshkallëzohet autoritarizmi.

Armand Shkullaku: Manifestimi ishte një mesazh i qartë, që njerëzit që kundërshtojnë regjimin e sotëm janë të shumtë. Pavarësisht se një pjesë e tyre kanë ardhur nga partitë opozitare. Por shumë prej tyre kanë ardhur nga thirrja e presidentit. Ne aty dëgjuam thirrje “Rama ik”. Mesazhi është se pakënaqësitë po vijnë në rritje.

Partitë e opozitës duhet të vendosin mirë rrugën që duhet të zgjedhin. Rruga e kompromisti me maxhorancës apo rruga e sheshit. Sa i përket mesazhit të simbolikës besoj se kishte pak teatralitet si ulja në gjunj. Megjithatë, nuk mendoj se është ky thebli i diskutimit. Ajo që ne duhet të diskutojmë është fakti nëse a kemi apo jo një përshkallëzim të autoritarizmit në Shqipëri. Unë besoj se po!

Më tej, Shkullaku u shpreh se Presidenti nuk është i mërzitur me keqqeverisjen por me rrëmbimin e kompetencave që po i bëhen nga mazhoranca.

Armand Shkullaku: Presidenti nuk po del në manifestim se është mërzitur nga keqqeverisja. Ai po del në manifestim për shkak të kapjes të së fundit institucion që është presidenca dhe kapjes së Gjykatës Kushtetuese. Presidenti po reagon ndaj diçkaje. Ne duhet të shohim se çfarë e ka shtyrë Presidentin ti drejtohet popullit në rrugë.

Nëse e shohim kështu mund të themi se është shumë normale një gjë e tillë. Keni parë ndonjë vend që nuk ka Gjykatë të Lartë, Gjykatë Kushtetuese, ku rrëmbehen kompetencat e një institucioni tjetër. Të gjithë këto elementë e bëjnë anormal vendin. Presidenti i ka çuar letër KED, Parlamentit apo Ministrisë së Drejtësisë. Dalin institucionet një ditë të shtune dhe kërkojnë të rrëmbejnë një anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Nuk mund të kërkosh një reagim në Francë kur ligjet që zbatohen këtu janë më keq se në Rusi.