Refugjatët drejt Shqipërinë? Voda: Ka flukse por në rast krize do të…

446
Sigal

Refugjatët që po ikin nga Turqia drejt Greqisë por që Athina i ka mbyllur kufijtë dhe po i dhunon, mund të shohim Shqipërinë si rrugën e artë të shpëtimit për kalimin drejt vende të BE-së. Sipas zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda në rast krize është parashikuar të merren masat e nevojshme.

”Deri tani nuk kemi shqetësime, sigurisht që kemi flukse, por në nivele normale. Përveç bashkëpunimit me Frontex, ne kemi bashkëpunim shumë të mirë edhe me policinë kufitare greke me të cilët patrullojmë së bashku herë pas here. Ministria e Brendshme, në rast të një krize ka edhe një plan kontigjence, i cili është konsultuar edhe me organizatat ndërkombëtare”.

Gjatë vitin 2019 në Shqipëri hynë ilegalisht 11.890 emigrantë të huaj, kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme. Trendi i kësaj shifre duket edhe në 2 muajt e parë të 2020-s, ku grupe klandestinësh janë aksidentuar ose kanë rrezikuar të mbyten duke përdorur si transit territorin shqiptar. Destinacioni i tyre janë vendet e Bashkimit Europian.