Fjalimi i Presidentit Meta: Është detyra ime të mbroj i pari lirinë dhe demokracinë e popullit tim

365
Sigal

Presidenti Ilir Meta publikon fjalën e plotë, të mbajtur mbrëmjen e kaluar në manifestimin e thirrur prej tij, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit”, në mbrojtje të Kushtetutës.

Ndër të tjera, teksa falënderon të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen masive, Kreu i Shtetit paralajmëron se është detyra e tij të jetë i pari në luftën me grushtin e shtetit.

Mesazhi i Metës:

Është detyra ime si Kryetar i Shtetit të jem i pari në luftën me grushtin e shtetit! 🇦🇱

Është detyra ime si President i Republikës të mbroj i pari lirinë dhe demokracinë e vendit dhe të popullit tim! 🇦🇱
Jam i lumtur se zëri i popullit po dëgjohet në të gjithë Shqipërinë dhe kudo ku ka shqiptarë në të gjithë botën demokratike. 🇦🇱
Jam i lumtur se Kushtetuta e popullit ka sot në shesh popullin e Kushtetutës. 🇦🇱
FALENDERIM DHE MIRËNJOHJE TË GJITHËVE! 🇦🇱

#PërKushtetutën🇦🇱 #PërRepublikën🇦🇱 #PërShqipërinë🇦🇱 #PërKombin🇦🇱