E rëndë te Liqeni në Tiranë! Mjeti hipën në trotuar dhe merr para kalimtarët, dy prej tyre në gjendje kritike

134
Sigal

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pak momente më parë pranë Liqenit Artificial të Tiranës.

Sipas dëshmitarëve një automjet i tipit Peugeot i drejtuar nga një femër, për arsye ende të panjohura, hipi mbi trotuar duke goditur rreth 10 kalimtarë të pafajshëm.

Raportohet se të paktën dy persona janë në gjendje të rëndë, ku njëri prej tyre gjendej i shtrirë dhe i gjakosur.

Dëshmitarët thonë se skena ishte tepër e rëndë pasi kudo kishte gjak dhe njerëz përtokë.

Madje sipas dëshmitarëve nga vendngjarja, mjeti ishte me shpejtësi dhe mori zvarrë të gjithë njerëzit që për fatin e tyre të keq gjendeshin në trotuar në ato momente. Nuk dihen ende detaje zyrtare nga policia.