Tony Blair mbërrin me helikopter në Dhërmi

500
Ish-Kryeministri britanik Tony Blair ka mbërritur sërish në Dhërmi. Pushues në këtë zonë bregdetare të Shqipërisë raportojnë se kanë parë që Blair të zbriste nga helikopteri privat që u ul në Dhërmi, shkruan syri.net. Ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe ndodhet në vilën qeveritare, ku edhe një javë më parë u takua me Kryeministrin Edi Rama. Blair shërben si këshilltar i Ramës që prej vitit 2013. Për pagën e tij nuk është folur asnjëherë, ndonëse Kryeministri Edi Rama ka thënë se konsulenca e Blair është tërësisht falas.
Sigal