LSI Durrës, Elona Guri: Të gjithë së bashku ta shporrim “Rilindjen” autoren e kësaj varfërie dhe të punojmë për të krijuar standarde të reja jetese

214
Sigal

Ditën e sotme, anëtarja e kryesisë së LSI Durrës, Elona Guri ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, ku shihet se banorët e Durrësit janë në varfëri dhe se paratë nuk mjaftojnë as për tu ushqyer duke krijuar kështu lista të gjata borxhesh në ushqimore të ndryshme.

“Të gjithë së bashku ta shporrim “Rilindjen” autoren e kësaj varfërie dhe të punojmë për të krijuar standarde jetese që banorët e Durrësit të jetojnë me dinjitet e jo të vuajnë për bukën e gojës.”, – shprehet Guri në postimin e saj.

Mesazhi i saj i plotë:

Banorët e Durrësit në varfëri. Shumë familje ushqehen duke shënuar emrin në listat e gjata. Nuk vazhdohet më kështu. Banorët e Durrësit nuk e meritojnë këtë.
Të gjithë së bashku ta shporrim “Rilindjen” autoren e kësaj varfërie dhe të punojmë për të krijuar standarde jetese që banorët e Durrësit të jetojnë me dinjitet e jo të vuajnë për bukën e gojës.
Elona Guri
LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI