Basha me të rinjtë në Korçë: Ju do të jeni përfituesit e parë të platformës sonë qeverisëse

496
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet këtë pasdite me një takim me të rinjtë e Korçës, në kuadër të ‘Rrugetim për Shqipërinë’

Në fjalën e tij Basha ndër të tjera të tjera tha se Rama ka braktisur çdo premtim, por mbi të gjitha ka braktisur premtimin ndaj rinisë, të cilën me antipolitikat e tij e ka përzënë nga Shqipëria

‘Falemindërit për këtë mikëprite të jashtëzakonshme dhe faleminderit që ju përgjigjët përzemërisht ftesës sime. Në këtë mbrëmjë të bukur që ka zbritur në Korçë, që zbukurohet edhe më shumë nga rinia e Korcës. Unë po vi nga Tirana, kur siç e keni ndjekur sot prodhoi edhe një tjetër skandal. Është zbuluar autori, ose një nga autoët që ka qenë pjesë e atentatit mafioz ndaj prokurorit Arjan Ndoja që është pjesë e bandave të pushtetit, në një luftë bandash që luftojnë për të grabitur më shumë. Ky është një lajm shumë i rëndë. Lajme të tilla nuk i bën mirë gjendjes së vendit që është i depresuar, por më gjithë këtë gjendje që zotëron kudo vijmë në një sallë si kjo, në këtë takim të dytin tim që e nisa mbrëmë në Elbasan dhe sot në Korcë, dhe sado të hidhura të jena lajme, ka një shpresë dhe këtë mjafton ta shikojmë në sytë tuaj.

Dhe jo më kot kam zgjedhur ta nis këtë rrugë me ju sepse ju jeni faktori që do të nxirrini Shqipërinë nga kriza. Ju do të jeni përfituesi i parë që do ta bëni Shqipërinë si gjithë Evropa.

E kemi nisur këtë udhëtim që para 30 viteve, por ka 5 vite që rruga jonë është ndaluar. BE nuk ja mbylli derën shqiptarëve, e aq më pak rinisë shqiptare, por  një njeriu që mban peng vendin e tij, që ju ka braktisur ju, demikratët, socialistët, por që ka thyer çdo premtim.’tha Basha ndër të tjera.