“Marrëveshja për refugjatët shkel Kushtetutën”, deputeti italian: Po hidhni 650 milionë euro për propagandë në Shqipëri

25
Sigal

Një debat i fortë është zhvilluar në Parlamentin Italian, ku pritet të ratifikohet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e disa mijëra refugjatëve në Shëngjin.

Deputeti Alfonso Colucci, nga partia “5 Yjet” ka dalë kundër marrëveshjes duke thënë se shkelen disa nene të Kushtetutës së Italisë.

Ai tha gjatë fjalë së tij se strehimi i 3 mijë refugjatëve në tre kampe parashikohet të kushtojë 650 milionë euro, ndërsa në Itali me vetëm 52 milionë euro janë ndërtuar 10 qendra të tilla refugjatësh.

“Ka shkelje të të drejtave të njeriut. Artikujt e Kushtetutës garantojnë të drejtat e njerëzve në rrezik si, që shkelen nga marrëveshja në fjalë. Edhe në Shqipëri, një grup deputetësh kanë çuar në Kushtetutë për të vendosur. E gjithë kjo urgjencë, kushton të paktën 650 milionë euro, ne kemi shpenzuar për 10 qendra 52 milionë euro, ndërsa në Shqipëri me 650 milionë euro do të bëhen 2.

Dhe kjo për 3000 refugjatë sepse e thotë qartë që nuk mund të strehohen më shumë se 750. Italia ka parë 115 mijë refugjatë. Kjo nuk ka si qëllim të luftojë emigracionin. Këto 650 milionë euro ia merr shërbimeve esenciale të tjera. Këto para, do të ishte më mirë t’i shpenzonit në Itali, si për sigurinë e brendshme dhe për sigurinë e qytetarëve. Ju jeni populistë të orës së fundit, po çoni paratë tona në Shqipëri. Bëhet fjalë ekskluzivisht për një fushatë propagandistike. Sot fillon zyrtarisht fushata zgjedhore e Melonit”, deklaroi Colucci.