Blendi Klosi: Partia Socialiste po përgatitet të fitoj mandatin e katërt me vizionin për një Shqipëri europiane

19
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi tha në një dalje televizive të hënën se Partia Socialiste po përgatitet të fitojë mandatin e katërt. Klosi tha se kjo fitore nuk do të jetë për të qenë në pushtet, por për të krijuar për qytetarët shqiptarë një qeverisje më të mirë dhe një Shqipëri me vizion evropian siç e cilësoi ai. “Në rast se nuk do kishim krijuar institucione, të cilat do i shërbenin njëlloj si të majtës dhe të djathtës, në rast se nuk do të kishim luftuar kundër korrupsionit të vogël nëpërmjet teknologjisë dhe bërjes së mekanizmave antikorruptive, pra padyshim që ne do e kishim kërkuar mandatin e katërt. Por bërja e të gjitha këtyre edhe për prezantimin përpara qytetarëve një vizion që Shqipëria europiane kampion në Ballkan të turizmit, energjisë edhe një sërë të praktikave të tjera, pra krijimin e një poli të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor në Shqipëri nga pikëpamja ekonomike dhe nga pikëpamja e lidershipit në rajon, ne padyshim mund ta kishim të vështirë mandatin e katërt, por krijimi i të gjitha këtyre kushteve. Duhet të hysh në garë, që të hysh në garë duhet të jesh shumë i fortë, ka shumë kundërshtarë të fortë, por do jemi të përgatitur që të fitojmë mandatin e katërt jo për të qenë ne në pushtet, por për të krijuar për qytetarët shqiptarë një qeverisje më të mirë dhe një Shqipëri me vizion europian të 2030-ës”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi.