Kryemadhi: Në Shqipëri do të mbesin vetëm pensionistë, ja pse unë nuk jam njëlloj si Edi Rama

523
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi sot se politikat ekonomike të gabuara dhe keqqeverisja e Edi Ramës ka sjellë largimin e të rinjve.

Në takimin e LSI-së në Durrës, Kryemadhi u shpreh se me qeverisjen e Edi Ramës në vend do të mbeten vetëm pensionistët.

Fjalimi i plotë i Kryemadhit

Atëherë çfarë ndodh. Ndodh që ne sot më këtë ritëm të shpërnguljes së popullatës, shumë shpejt nuk do të jemi më shumë se 800 mijë pensionist në Shqipëri. 800 mijë ku ne sot jemi 600 mijë pensionistë, pra dhe 200 mijë që sot jemi drejt rrugës. Ndërkohë këta pensionist me çfarë do t’i marrin pensionet e tyre? Këta pensionist që të marrin pensionet e tyre do t’iu duhen minimumi 2 milionë shqiptarë të punësuar që kontributet e tyre të paguajnë pensionet e këtyre pensionistëve. Që nuk ka për të ndodhur kurrë. Se ku do t’i gjejmë këta 2 milionë shqiptarë të punësuar të cilët do të paguajnë ne skemat e sigurimeve shoqërore që të paguajnë pensionet? Atëherë çdo të kemi një Shqipëri me pensionistë që as ata s’do të kenë pensionet e tyre. Do të kemi një Shqipëri pa mjekë. Do të kemi një Shqipëri pa infermierë. Do të kemi një Shqipëri me mësues injorant. Do të kemi një Shqipëri pa inxhinierë. Pa arkitektë. Pa ndërtues. Pa asgjë. Do të kemi një Shqipëri e cila nuk do të jetë asgjë përveç se një tokë e djerrur. A ka zgjidhje? Po sigurisht që ka zgjidhje. Zgjidhja është tek dëshira e mirë. Zgjidhja është tek vullneti politik. Dhe vullneti politik është ai që i ndryshon dhe i diferencon partitë politike. Lëvizja Socialiste për Integrim gjithmonë ka treguar konseguencën e saj. Vendosmërinë e saj për ti dhënë zgjidhje të gjithë konflikteve dhe problematikave të saj. Dhe sot ku jemi në një tryezë që për hir të së vërtetës shumë kush që është skeptik do të thotë “ e cila ishte tryeza juaj, dogjët mandatet për tu ulur në një tryezë me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin?” Jo! Djegia e mandateve tona nuk ishte për tu ulur me ta. As për tu ulur e për të bashkëbiseduar me Edi Ramën. Djegia e mandateve tona ishte për ti thënë Shqiptarëve, të cilët për fatin e keq të Shqiptarëve edhe tonin bashkë, Edi Rama ka bindur që gjithë politikanët janë njëlloj. Unë nuk jam njëlloj me Edi Ramën. Nuk jam njëlloj me të për shumë arsye. Nuk jam njëlloj me të për sa i përket dashurisë që kam për familjen time, për prindërit e mi, për fëmijët e mi dhe për bashkëshortin tim. . Nuk jam njëlloj me të për dashurin që kam për forcën time politike ku unë aderoj. Do thoni ju pse nuk e do Edi Rama Partin Socialiste? Sigurisht që nuk e do. Sepse po ta donte Partin Socialiste nuk do ta përdhoste dhe nuk do ta fyente siç e ka fyer Partin Socialiste. Më gjeni sot një socialist të Partisë Socialiste të Durrësit në radhët e Partisë Socialiste. Më gjeni sot një socialist të ndershëm të Partisë Socialiste të Durrësit që të drejtoj në Partin Socialiste. Më gjeni një socialist, më gjeni një eurosocialist. Më gjeni eurosocialistët e vërtet se ku janë sot në Durrës. Përkundrazi, kanë ulur kokën të turpëruar dhe ecin duke u fshehur për të mos u përballur me njerëzit dhe me qytetarët. Unë nuk jam njëlloj me Edi Ramën sepse unë e dua vendin tim. E dua vendin tim sepse dua të jetoj në vendin tim. Dhe dua të plakem në vendin tim. Dua ti martoj fëmijët në vendin tim. Dua ti bëjë dasmën. Dua të shikoj nipërit e mbesat se si rriten në vendin tim. Sepse vendi im është një vend i bukur. Dhe nuk është një vend i bukur vetëm me diell, por është shtëpia jon. Është shtëpia jonë ku ne jemi rritur, kemi memorien tonë kemi kujtimet tona, kemi historinë tonë dhe kemi një histori shumë më të vjetër se shumë e shumë të tjerë popuj e kombe që janë rreth e qark nesh. E pra, që mos të jesh njëlloj me Edi Ramën është vlerë. Dhe që mos të jesh njëlloj me Edi Ramën nuk mund të rrish në një parlament i cili i ka mbushur karriget e tij me deputet të cilët kanë ardhUR nëpërmjet votave të blera nga grupe kriminale, nga banditët dhe nga trafiku i drogës. Dhe të qenurit fasadë sikur po bënim parlament dhe opozitë në një institucion që të vazhdonim dhe të jepnim dekorata të tjera Edi Ramës, ne nuk mund të vazhdonim. Ne nuk mund të vazhdonim më të bëheshim të verbër edhe ne siç ishin disa ndërkombëtar që nuk ka rëndësi se si jeton shqiptari në shtëpinë e tij, se nuk ka rëndësi se si i grabitet prona shqiptarit, se nuk ka rëndësi se nuk ke mundësi ta shkollosh fëmijën tënd, se nuk ka rëndësi se si abuzohet me fëmijët në shkolla, të këtyre ndërkombëtarëve që iu mbyllen sytë goja dhe veshët dhe vetëm spostojnë axhendën e tyre, edhe kjo u krye, kur sot me largimin tonë nga Parlamenti dhe me bojkotin tonë të zgjedhjeve, sot kemi një raport zyrtar të OSBE/ODIHR që ata ndërkombëtarë që keni dëgjuar ju që e përkrahin Edi Ramën nuk e përmendin asnjëherë, madje nuk e botuan nëpër faqe zyrtare të ambasadave të tyre, nuk flasin për atë raport, nuk flasin as për shkeljen dhe përdhosjen që i bëhet Kushtetutës. Ju të gjithë keni dëgjuar se si shumë drejtues të institucioneve ndërkombëtare, apo diplomatike, i kanë kërkuar Shqipërisë, Presidentit dhe Parlamentit që përsa i përket betimit të famshëm të Gjykatës Kushtetuese ti drejtohen Komisionit të Venecias, por a ka fyerje më të madhe seç u ka bërë Edi Rama këtyre ndërkombëtarëve që kanë dalë nëpër intervista prestigjioze, nëpër institucione ndërkombëtare, nëpër radio dhe televizione ndërkombëtare ku e ngrinin Komisionin e Venecias në piedestal dhe pa ardhur Komisioni Venecias këta ja rrëzuan kërkesat e tyre. A mund të më thonë këto ndërkombëtarë sot që trumbetonin me dashuri të madhe qeverinë dhe Parlamentin e Edi Ramës se ku është Kushtetuta jonë sot?

Ne nuk kemi Kushtetutë, dhe një popull që nuk ka Kushtetutë, normal që ka Kushtetutën e parimeve dhe vlerave të veta familjare dhe morale, një popull që nuk ka Kushtetutë sigurisht që zgjidhjet i bën vetë. Unë nuk mendoj dhe ne si opozitë sot e diskutuam që zgjidhjen politike ne ta marrim ndërmjet rrugës. Ne mendojmë që zgjidhja politike është një shans për partinë Socialiste, jo për Edi Ramën, ai nuk do zgjidhje politike, ai do konflikt, Edi Rama do ankand, të shesë dhe të blejë deputetë, të shesë dhe të blejë ambasadorë, të shesë dhe të blejë ndërkombëtarë, të shesë dhe të blejë aktorë, të shesë dhe të blejë analistë, të shesë dhe të blejë media, të shesë dhe blejë biznese, të shesë dhe të blejë kohë televizive. Edi Rama këtë do, ne nuk e bëjmë dot këtë, ne nuk e mundim dot Edi Ramën në marrëdhënien e tij me krimin e organizuar sepse ai është koka e krimit të organizuar, por ne mund ta mundim Edi Ramën me votë.

Mundja e Edi Ramës me votë është shumë e thjeshtë, nuk ka nevojë për mitingje të mëdha, nuk ka nevojë për organizime, festime siç jemi mësuar ti shikojmë rëndomtë fushatat tona elektorale me banera dhe flamuj. Edi Rama mundet duke folur me njerëzit përditë, duke i takuar ata, duke shtrënguar duart dhe duke thënë: Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim do të ulim taksat, do të çlirojmë ekonominë nga kapja e oligarkëve, do të ndryshojmë ligjin për arsimin, do të ndryshojmë sistemin arsimor, do të ndryshojmë shëndetësinë, do të krijojmë mundësinë e punësimit për të rinjtë dhe të rejat, do të rrisim pagat, ne do të bëjmë atë që është më e mundura që duan të gjithë shqiptarët që Shqipëria të jetë si një vend europian dhe ne  e bëjmë këtë gjë se ne kemi ditur dhe kemi treguar që dimë ta bëjmë.

Të gjithë do thonë se jemi mësuar me premtimet elektorale, unë kam 30 vjet që merrem me politikë, e kam filluar politikën që 17 vjeç dhe gjithë jetën time kam luftuar dhe asnjëherë nuk kam qenë në pushtet për hir të së vërtetës dhe ndoshta kjo më ka bërë që të jem edhe e lirë, mos bëj asnjëherë kompromise me qeverisjen apo me forcat politike, kjo më ka bërë që të jem vetvetja dhe në fakt mu kujtua poliklinika e kombinatit që tha Petriti, e kisha harruar dhe ka qenë një projekt i Bankës Botërore dhe nuk ka qenë vetëm poliklinika e kombinatit dhe në këtë mënyrë po përfitoj t’ja kujtoj edhe të gjithë banorëve të kombinatit. Ka qenë ujësjellësi në kombinat, me projektin e qeverisë austriake, prej 28 milionë eurosh, të cilët banorët e kombinatit dilnin dhe i bllokonin rrugën kryeministrit sepse rrinin me jave të tëra pa ujë, ka qenë shtrirja e 20 kilovoltshit në kombinat, sepse rrinin me muaj të tërë pa drita dhe sot gjithë Tiranës mund ti ikin dritat, vetëm Kombinatit nuk i ikin dritat, kanë qenë kopshtet dhe çerdhet që u bënë me projektin e qeverisë holandeze, kanë qenë ko operacione italiane dhe në atë kohë ishte kryetar bashkie Edi Rama është e vërtetë, por nuk i çbllokonte dot paratë sepse nuk shkonte dot ti merrte në qeveri sepse kishin pazaret e tyre me jep këtë lejen e ndërtimit dhe të të jap këtë projektin dhe unë siç thashë të mos qenurit në qeveri më ka bërë që të jem e lire, me mua nuk ka bërë njeri pazare dhe allizverish, kështu që as nuk më kërkon dot gjë njeri dhe as i jap, dhe do të marr vetëm nga njerëzit e ndershëm, me të cilët do të ndaj vlerat, meritat dhe respektin e kontributit tonë në ndërtimin e vendit për ta kthyer Shqipërinë shtëpinë tonë dhe ajo që dua të theksoj dhe që është më e rëndësishme, një nga pikat tona kryesore që ne si LSI, bazën, themelin, forcën dhe iniciativën si lëvizje politike sepse një pjesë e jona jemi themelues, e kemi pas tek biznesi vogël tek biznesi mesëm, tek intelektualët, tek familjet e thjeshta, tek shtresat e mesme, ke të rinjtë dhe të rejat, votuesit për herë të parë, ata kanë qenë dhe idealistët e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ne duhet të kthehemi tek ta, për ti takuar dhe për ti falënderuar, diku edhe për ti kërkuar falje edhe për ndonjë gabim tonin gjatë rrugës, ndonjë sjellje të gabuar gjatë rrugës sepse siç themi të hash bukë dhe të mos bësh thërrime është pak e vështirë, pro megjithatë ajo që është më e rëndësishme është që ti kuptosh gabimet dhe të mos i përsërisësh më dhe unë jo vetëm që do të jem në krah të Nasipit si Monika Kryemadhi, por bashkë me të gjithë grupin drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk jemi këtu vetëm për Nasipin, por në fakt jemi këtu për Lëvizjen Socialiste për Integrim, për të rikthyer dinjitetin, integritetin dhe vlerat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Durrësit, në këtë qytet që siç e ka bërë Zoti të bukur dhe të mrekullueshëm me detin dhe vijën e tij bregdetare dhe jo vetëm me to, por edhe me historinë e tij, edhe me arkeologjinë e saj dhe me njerëzit e saj, por herë pas here me vragat e dhimbjeve që ka kaluar si qytet, e shton akoma më shumë bukurinë e kësaj bukurosheje të Durrësit që mund të themi se i jep çdo ditë edhe më shumë vlerë Shqipërisë, edhe ne duam që Durrësit jo vetëm ti rikthejmë në atë strukturë partie energjike me vlera, me struktura, por të jetë lider e të gjitha strukturave të LSI-së në të gjithë Shqipërinë, sepse Durrësi e ka mundësinë dhe kapacitetet njerëzore, por mbi të gjitha ka kapacitet shpirtërore të cilat sot është vështirë që ti gjesh ne vende të tjera. Unë jam e bindur që Nasipi me eksperiencën që ka nga qarku i Beratit që vjen me rezultatin e parë në të gjithë Shqipërinë, them se jemi në garë sepse Nasipi është në Durrës, unë në Fier, jemi në garë se kush do marri 1 votë më shumë nga njëri-tjetri. Jam e bindur që suksesi i Nasipit do të jetë i jashtëzakonshëm, dhe ky është avantazhi që ka Nasipi. Ju besoj e keni dëgjuar që ne jemi në një proces jo vetëm të ri konfirmimit të kartave të anëtarësisë por edhe të anëtarësimeve të reja. Durrësi do ta bëjë brenda muajit prill procesin e tij zgjedhor për të filluar strukturat, pra komiteti drejtues, kryesia, kryetari i LSI-së, kryetari i LRI-së, kryetari i LGI-së e kështu me radhë. Ngritjen e qendrave të votimit, evidentimin e anëtarësisë, përzgjedhjen në kuptimin e angazhimeve sepse disa mund të kenë ikur, disa mund të jenë në emigracion, ndërkohë që edhe ata që janë në emigracion ne kemi filluar ti kontaktojmë, qoftë në Itali, Greqi, Amerikë, Gjermani dhe Angli, të cilat edhe atje po ngrihen degët e LSI-së dhe po riorganizohen për të hartuar një plan të qartë dhe të konsoliduar jo vetëm për Bashkinë e Durrësit dhe për Qarkun e Durrësit por për të gjithë Shqipërinë sepse sot ne jemi pjesë e një koalicioni opozitar, që është Fronti Opozitar, por LSI-ja si pjesë e këtij Fronti Opozitar nuk do të bëjë asnjë kompromis me premtimet e saj, nuk do të bëjë asnjë kompromis me vlerat dhe identitetin jo vetëm të anëtarëve të LSI-së, jo vetëm të votuesve të LSI-së por të të gjithë popullit shqiptar që jeton punon dhe voton në Shqipëri. Kjo është e vetmja mënyrë për të na mbajtur transparent por jo vetëm, por për të na mbajtur edhe të konsoliduar me njëri tjetrin dhe për të na mbajtur më të lidhur fort. Unë dua t’iu falënderoj shumë, u jam shumë mirënjohëse. E di që angazhimi sot në një forcë politike është bërë pak e vështirë për shkak të presionit edhe të angazhimeve të ekzagjeruara të strukturave të KÇK-ve, PPP-ve, LÇP-ve, se nuk lanë gërmë të alfabetit pa na bërë grupe germash. por të jeni të bindur që sa më e egër të bëhet Rilindja, aq më e dobët është. Sa më agresive është Rilindja, aq më e pamundur është. Ai e ka afatin deri më 15 mars, ai e di shumë mirë, 15 marsi është data e fundit, miratimi i Reformës Zgjedhore, ne si opozitë i mbyllim detyrimet tona me kushtet e Bundestagut dhe më pas fillojnë 8 detyrimet e Edi Ramës të cilat janë:

Zgjedhjet e lira të parakohshme dhe të ndershme,

Gjykata Kushtetuese,

Zgjedhjet lokale dhe të gjitha kështu me rradhë…

Nuk ka konferencë donatorësh që do t’i mbulojë llumin që ka ngritur Edi Rama në Shqipëri. 9 kushtet e Bundestagut janë aty të cilat ai i ka detyrë shtëpie një nga një. Nëse ai do të kërkojë në mënyra nga më të ndryshme për të zvarritur, për të zgjatur e kështu me radhë, është përgjegjës për çdo gjë që do të ndodhë dhe përgjegjës për çdo gjë në të cilën do ta vuajnë shqiptarët. Ajo që dua të ndaj me ju, të fundit fare, është që… Të jetë i kujdesshëm, sepse shqiptarët me të vërtetë sot janë më të lodhur, më të varfër, më të zhgënjyer se asnjëherë tjetër por mos ta harrojë që sot edhe fëmija më i vogël është shumë vigjilent ndaj Edi Ramës dhe kaskës së tij. Asnjëri nuk do ta fali Edi Ramën dhe shpurën e tij të vazhdojë më tutje, Zoti ju ruajt ju, Zoti i ruajt shtëpitë tuaja, familjet tuaja, t’i bekojë kudo që janë shqiptarët dhe vetëm besimi në Zot, besimi të njëri tjetri dhe te familja do të na japi forcën dhe kurajën për tu përballur me gjithë këto sfida të mëdha të cilat i lutemi Zotit që të jenë të fundit. Faleminderit!