“Kaubojsi” braktis PS, bëhet kryetar i një partie të re në emigracion

409
Sigal

Deputeti Eduart Ndocaj, i njohur ndryshe si “kaubojsi” është larguar nga radhët e socialistëve. Ndocaj, kohë më parë, deklaroi se do të largohej nga PS. Mirëpo, erdhi një kohë edhe u rikthye sërish, më vonë iku edhe nënkryetar i partisë së Nard Ndokës, pastaj përsëri tek socialistët, ndërsa sot, me sa duket ka hapur një subjekt të ri politik. Ai është shfaqur në Itali duke u bërë nismëtar i subjektit më të ri politik, ku dhe është zgjedhur kryetar. Në mbledhjen e djeshme në Pezaro u diskutua çështja e përfaqësimit politik të emigrantëve shqiptarë nëpër botë. Kjo është lëvizje politike e emigracionit dhe për emigracionin. Anëtarët dhe drejtuesit e saj janë dhe do të jetë ekskluzivisht emigrantët kudo ku jetojnë.