Lezha zgjohet e mbytur, në Fushë-Krujë lumi ka dalë nga shtrati

333
Sigal

Qyteti i Lezhës është zgjiuar mëngjesin e sotëm i përmbytur nga shiu. Uji ka vërshuar nëpër rrugët e qytetit dhe blloqet e banimit “11 janari” dhe “11.2 hektare”  janë mbuluar nga uji.

Po ashtu është vështirësuar  hyra nëpër pallate dhe qarkullimi i automjeteve.

Në Fushë-Krujë lumi Zezë ka dalë nga shtrati për shkak të prurjeve të shumta.

Gazetari i Ora News, Elvis Hila na informon se në disa zona periferike ka edhe mungesë të energjisë elektrike.