Studentët të vendosur/ Shkresë Ramës e Nikollës: Këto janë 8 kushtet tona të panegociueshme

529
Sigal

Po vijon normalisht protesta para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë deklaruar se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Këshillat studentorë u kanë dërguar një kërkesë me 8 pika kryeministrit Rama, ministres së Arsimit Nikolla dhe universiteteve publike. “Ne do të vazhdojmë bojkotimin e mësimit dhe protestën deri sa këto kushte të plotësohen. Kushtet janë të panegociueshme”, lexohet në fund të kërkesës.

KËRKESA E PLOTË E STUDENTËVE
Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
Ministres së Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla
Lënda: Kthim përgjigje me shkresë zyrtare
1. Përgjysmim i tarifës së studimi
2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.                                       3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.

5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.
Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00. Kërkesa drejtohet nga Këshilla studentor.

Bashkë me protestuesit është bashkuar sërish dhe artisti Albert Aliaj Dragot, i cili ka recituar me studentët dhe u ka bërë thirrje të mos përdorin dhunë.

“Brezi im e la vëndin në kaos nuk bëme shumë për ju. Qendroni kështu mos përdoini dhunë. Mundohuni të keni integritet. Të jeni qytetar. Kjo që po bëni është një mrekulli. Por duhet të beni më shumë. Unë besoj se duhet ti lëmë vendin dikujt tjetër. Anonim!”- tha ai.