Kandidatet e LSI në Vlorë i çojmë selam Ramës e Gjiknurit nga Çolja: Rilindja kapitulloi. Ndryshimi ka ardhur. Fitorja e sigurt

225
Sigal

Nga lagjia Çole në qytetin e Vlorës, kandidatet për deputete të LSI-së, Grisejda Myslimi dhe Anxhela Shenaj, i kanë dërguar selam kryeministrit Edi Rama, duke i thënë se tërmeti nuk e tregon fitoren e LSI-së më 25 prill, dhe se uragani i kësaj force merr 3 mandate në këtë qark. ”Asnjë sekondë ndalesë drejt referendumit të 25 prillit, ditës së triumfit të rinisë vlonjate. Fitorja e LSI në të gjithë Shqipërinë do të nisë nga Vlora e Pavarësisë”,-shkruan më tej Myslimi në facebook.

Postimi i plotë

Edhe dy ditë kanë ngelur nga FITORJA E MADHE!

Energjinë, pozitivitetin dhe dashurinë, që buron nga zemrat e mijëra vajzave dhe djemve të Vlorës do ta shpërndajmë kudo, derë më derë, lagje më lagje.

Asnjë sekondë ndalesë drejt referendumit të 25 prillit, ditës së triumfit të rinisë vlonjate.

Fitorja e LSI në të gjithë Shqipërine do të nisë nga Vlora e Pavarësisë!

NDRYSHIMI KA ARDHUR! Bashkohu edhe ti me ne! VOTONI LSI! VOTONI NUMRIN 6