Elona Guri: Tërmeti ra, njerëzit janë lënë mes katër rrugëve

700
Sigal

Nga Elona Guri:

Paralajmëroi rilindjen për tërmetin, ata nuk e vunë ujin në zjarr. Tërmeti ra, njerëzit janë lënë mes katër rrugëve.

Ndërkohë rilindja për një shprehje “Edi I Love You” që një Elisë a Oltë tjetër e Ministrisë së Jashtme thirri e “ekzaltuar”, harxhuan 720 milione lekë të reja nga fondi rezervë i qeverisë që përdoret në raste fatkeqësish, duke e lënë vendin të papërgatitur dhe njerëzit në mëshirë të fatit.

Ka paralajmëruar edhe për 13 tetorin. Mirë është të dëgjohet, se siç e ka thënë populli: Ilir Meta, i di mirë punët e veta. Tërmeti i 18-19 tetorit do jetë shumë më i dëmshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët se ky i sotmi.

Rilindja do i lajë një ditë kusuret e veta, ndërkohë shqiptarët të mbledhim mendjen të mos na shtohen prej rilindasve kusuret tona.

Për Elisën dhe Oltën do t’ju kujtoja që tundjet e shtëpive të shqiptarëve nga tërmetet nuk janë si tundjet e juaja belly dance për Edin, as si tërmetet e Damianit. Jetët dhe pronat e shqiptarëve janë shumë më të rëndësishme se karriket tuaja.