Parime dhe Sfida nga CSCE tek OSBE

1057
Sigal

Nga Florian TOMA

CSCE – HELSINKI 1 -Gusht 1975 (Konferenca per sigurine dhe bashkepunimin ne Europe)  ,

OSBE – TIRANA 1-Janar 2020  ( Marrja e Presidences se radhes nga Republika e Shqiperise).

Drejtat e Njeriut dhe  Lufta e FTOHTE

( Dje , Sot dhe Neser)…!

Nje urim per ata qe e themeluan dhe nje ftese per ata qe e drejtojne.

Plot 44- Vjet me pare , me 1-Gusht 1975 ne Helsinki u nenshkrua Akti final i Konferences mbi sigurine dhe bashkepunimin ne Europe ( CSCE );

“Deklarata mbi parimet që udhëheqin marrëdhëniet midis shteteve pjesëmarrëse” të përfshira në Aktin Final (i njohur edhe si “Dekalogu” i Helsinkit) renditi dhjetë pikat e mëposhtme:

1.Barazia sovrane, respektimi i të drejtave të qenësishme të sovranitetit

2 . Jo zgjidhjeve mes  kërcënimeve  ose përdorimit te forcës.

3.Paprekshmëria e kufijve

4.Integriteti territorial i shteteve

5.Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve

6.Mos ndërhyrje në punët e brendshme

7.Respektimi i të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, përfshirë lirinë e mendimit, ndërgjegjes, fesë ose besimit

8.Barazia e të drejtave dhe vetëvendosja e popujve.

9.Bashkëpunimi midis shteteve.

10.Përmbushja e detyrimeve sipas të drejtës ndërkombëtare në mirëbesim.

 

Akt i nenshkruar nga 35- kombet anetare nga SHBA , Kanada , Austria e mes te tjereve deri tek ish- Jugosllavia e CCCP- ( Rusia)…etj.

Ajo qe sjell ne mendje eshte e veçanta jo nga 10- Parimet baze edhe te OSBE sot , por firma nga Shteti i Vatikanit dhe nga Gjermania e ndare ne Dy Shtete ( RFGJ & RDGJ  -Federale Perendimore dhe Demokratike Lindore).

Dekalogu i Helsinkit, ishte nje akt themelues dhe bashkues njekohesisht, si permbledhje vlerash , parimesh dhe reciprociteti politik, shoqeror,social- kulturor , i bashkerenduar mes dy “Kampesh Ideologjike” gjate luftes se Ftohte. Nuk ishte nje Deklarate apo “Statement “, ishte fantazia e njerzve vullnet mire nga nje iluzion tek e verteta e madhe , duke perdorur elementin me Unik unifikues – te Drejtat e Njeriut , elementi magjik !

Lider te Kombeve te Lira dhe atyre ku mungonte edhe Liria e Fjales gjeten nje pike sa ambigue aq edhe solide duke profilizuar ne kujtesen tone historike 1-Gushtin jo me si dite e fillim pushimeve por si nje dite solidariteti , paqe , integrimi, duke njohur Sovranitetin mes Kombesh me ideologji te ndryshme.

“Guri i Themelit “ – ne aktin e Helsinkit ishte “Xhevahiri “ i CSCE , njekohesisht pika e ndarjes dhe pika e vlimit mes dy Kampeve , e Lindur me Njeriun qe ne gjeneze dhe e paragjykuar deri ne diten e Gjykimit Universal : TE DREJTAT E NJERIUT….!

Te drejta te frymezuara qe nga format e para te organizimeve sociale ne Egjiptin e Lashte dhe ne qytet-shtetet Helene, deri ne motivin paresor te Revolucioneve Amerikane dhe Francez :

  1. a) 4 Korrik 1776 -Deklarata e Pamvaresise – SHBA/USA .
  2. b) 26 Gusht 1789 – Deklarata e te Drejtave te Njeriut , Paris -France .

Sa shume pune , vullnet, sacrifice dhe respekt reciprok per te arritur  ne nje marrveshje finale,   qe do kurorezohej ne 10-pika , gati pas 2-vitesh mes  debatesh dhe konsultimesh me Aktin Final te 1-Gushtit 1975 Helsinki .

Jo me kot theksova me lart , vendet Firmetare si  Vatikanin dhe Gjermanine ( Dy pjese te saje)!

Mos ndoshta qe ne Piken e Pare (1) te Aktit te Helsinkit ishte bere vetem nje marrveshje mes se Drejtes Ligjore dhe asaj Morale…?!?… Mes se drejtes Internacionale dhe “Pluralizmit” Juridik ?

Dilema dhe frike per deshtim apo nje shtyse per hapjen e nje ure komunikimi ?

Jane momente qe nuk duhet gjykuar me koken pas por te marra te mireqena per nje te ardhme ne paqe e mirebesim mes popujsh . Ulja e tensioneve ne ato momente ne kulmin e “Luftes se Ftohte”, ku Paqja ishte ne konceptin e  Themelit te Demokracise si  rruga e vetme per Dialog.

Ne ate moment ku ka paqe ka dialog dhe komunikim, qe sjell natyrshem edhe respektimin mes te ndryshmeve jo si alogaritem i fizikes kuantike, por si nderthurje dimensionesh ideologjikisht te ndryshme. Divergjencat dhe diferencat ideologjike dhe institucionale duhej patjeter te gjenin hapsiren e duhur mes globalizimit te tyre ne nje platforme debati dhe diskutimi logjik ne struktura te perbashketa ne dimension planetare pasi nje devijim i tyre mund te sillte pasoja te parikuperueshme ne mejevjecaret pas-ardhes.

Ne 1908 juristi Jean Cruet, ne librin  tij mbi jeten e ligjit positiv dhe pafuqine e ligjit shprehej:

“E drejta  nuk dominon  shoqerine ,  por  shprehet  ne te.

Shqiperia qe kishte dalur nga Traktati i Varshaves Blloku Komunist -Lindor , duke u izoluar totalisht Politikisht dhe Ideologjikisht duke qene edhe i vetmi vend Ateist ne planet nuk ishte prezent as si vezhgues jo me si pjese e CSCE ( sot OSBE), pasi aty ishin SHBA/USA -Vatikani nga njera ane dhe Republika Ruse nga ana tjeter. Mes ketyre dimensioneve gjeo -politike dhe pjeses Europiane ku bente pjese natyrshem Shqiperia , qeveria komuniste e PPSH-se,  vendosi te mos marre pjese as si vend neutral, duke e Refuzuar AKTIN FINAL TE HELSINKIT.

Mbi bazen e ketij Akti dhe pas renies se Murit te Berlinit / mbarimit te “Luftes se Ftohte“ eshte themeluar OSBE / OSCE , e cila ne 1994 vendosi qe nga CSCE te marre emrin qe ka sot Oganizata per Sigurine dhe Bashkepunimin ne Europe – OSBE .

Kam pasur nderin dhe privilegjin ,  qe gjate punes dhe aktivitetit tim, te ndesh, takoj dhe bashkepunoj me njerez qe kane qene pjese te OSBE -se deri ne nivelet me te lart te Saja.

Shqiperia me 19.06.1991 u be  pjese e OSBE  dhe sot eshte ne pritje te dates 01.01.2020 te marre drejtimin e saje ne rolin e Presidences se radhes te  OSBE-se (miratuar me dt.07.12.2018-Milano Itali).

Eveniment historik per popullin si dhe institucionet Shqiptare. Nje barre apo nje vleresim …?

Kjo do ishte ne opinionin tim sfida e nje Debati dhe Diskutimi te gjere mes OSBE dhe Shqiperise!

Duke iu referuar  dhe marre shkak  ne  deklaraten te krereve te OSBE-se dt.28.06.2019 –                                           (  https://www.osce.org/chairmanship/424259  ), besoj se nje debat mes nesh do sillte patjeter qartesimin e situates , duke u reflektuar menjere ne  dialogun e brendshem ne funksion te zgjidhjeve kushtetuese, politike,sociale dhe ne kapercimin e precedentit  Legjislativ.

Duke iu referuar Aktit Final te Helsinkit , deri ne Konferencen e fundit te Sekretarit te Pergjithshem te OSBE-se ne Tirane , Debati dhe Dikutimi, jo vetem sipas teorise se filozofit Amerikan  David Henry Thoreau ( qe me sa duket Opozita ne Shqiperi po ndjek), por shume njerez akoma ne Shqiperi me pyesin se cfare eshte OSBE dhe cfare eshte ODIR…??!!.

Jo per te nenvleftesuar punen 28-vjecare ne Shqiperi,  por Diskutimi dhe debati gjitheperfshires , do i sherbente  perceptimit te sakte dhe njohjes reale te   institucionit te OSBE-se nga publiku i gjere jo vetem si sondazh por edhe si parim dhe sfide per te ardhmen e perbashket Euro –Atlantike te Shqiperise.

Elementi  “magjik” i dialogut,  eshte thelbesor per Demokracin e re ne Shqiperi dhe mbeshtetja e kombeve te Lira  si Shetet e Bashkuara te Amerikes dhe institucioneve nderkombetare  dhe ato Europiane eshte  natyrisht me se e nevojshme , pasi Shqiperia ka nevoj jo vetem te rikuperoje kohen e humbur, por edhe te nderthure ne themele dhe  arkitekturen e saje standartet,parimet dhe pa dyshim normat dhe te drejtat e njeriut per te qene ne harmoni me vendet e zhvilluara perendimore.

Do doja qe ky debat dhe diskutim te realizohej sa me pare, ne Vjene apo ne Tirane, megjithese do preferoja Romen. Jo vetem se Italia eshte nje nga Vendet firmetare te Aktit final te Helsinkit por eshte edhe Vatikani i ngjizur ne te, qe pas debatit ndoshta nje “KONKLAVE” dhe do kishim nje “TYM “ te Bardhe, me  nje zgjidhje perfundimtare te krizes  “artificiale” ne Shqiperi.

 

Ne nder te R.SPENCER OLIVER dhe RICCARDO MIGLIORI , gezuar 1-Gushtin  e  OSBE-se !