Debati për Camajn dhe Koliqin/ Kim Mehmeti: Nuk ka shqiptarë të panjollosur

379
Sigal

Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, komentoi edhe akuzat dhe debatin që po bëhet për shkrimtarët Ernest Koliqi dhe Martin Camaj.

“Nuk ka shqiptar të panjollosur, nuk ka shqiptar që nuk e kanë shpallur ose spiun, ose hajdut, aq shumë të këqija u janë thënë personaliteteve shqiptare, sa nuk ua kanë thënë as armiqtë,” tha Mehmeti.

“Sa i përket çështjes konkrete, nuk më shqetëson se çfarë thuhet, por se si thuhet. Më pengon egërsia edhe atyre që mbrojnë, edhe atyre që sulmojnë pasi del sikur gjërat janë bardh ose zi. Ne kur i trajtojmë personalitetet shqiptare, duhet të kuptojmë se janë bazamenti i shqiptarisë. Mirëpo nuk duhet as aty të ndjehemi të mahnitur sa të themi se shqiptarët nuk mund të jenë të tillë ose të atillë.