Edi Rama:Vetoja historike e kryeministrit Meta shpëtoi qendrën e Tiranës

511
Sigal

Presidenti Meta ka postuar sot një shënim për Teatrin dhe një video ku Edi Rama flet kur ishte ministër kulture dhe që thotë: Vetoja historike e kryeministrit Meta shpëtoi qendrën e Tiranës.

Kjo deklaratë e Edi Ramës është bërë në vitin 2000 kur Edi Rama ishte ministër kulture dhe Ilir Meta kryeministër. Pas kësa video pyetja shtrohet: Pse asokohe Rama fliste me supërlativa ndaj Ilir Metës për këtë çështje, ku futet edhe Teatri Kombëtar, kurse tani akuzon Presidentin?!

Por le të shikojmë postimin e sotëm të Presidentit:

Të dashur miq!

Po ju njoh me faktin se dje i kam dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për të konfirmuar mbështetjen time në aplikimin e saj drejtuar organizatës prestigjoze “Europa Nostra” për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Po kështu të gjitha qëndrimet e mia në mbrojtje të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, kanë qenë dhe janë në koherencë të plotë për këtë çështje prej 20 vitesh.

Dëgjoni ju lutem kryeministrin aktual, z.Rama se si e konfirmonte këtë fakt në vitin 2000, kur shërbente me devocion të jashtëzakonshëm si ministër Kulture, në qeverinë që unë drejtoja.