Nga Majlinda Keta:  Votimet janë për NE, shtetasit shqiptarë, le të kryejmë detyrën tonë

219
Sigal

 

Vota, aty si dhe ku ti e drejton, është ajo çka ti përjeton çdo ditë, të mirat e të këqijat, është ajo që do të përjetosh qysh nesër pasi e hedh apo guxon të mos shkosh drejt saj, ndaj mendoje mirë.
VOTA shpreh dhe mbetet ajo çka TI i dëshiron jetës tënde, fëmijës tënd, nipit e mbesës tënde.

Çoje atje ku duhet, mos e shit e blej se në 26 Prill ti do të mbash përgjegjësi ndaj vetes, familjes tënde!

Vota është thelbi i lirisë tënde, mos lejo diktaturën ta mposhtë atë!

Vota është themeli i mirëqënies tënde, mos e rrëno duke e bashkuar me vjedhës dhe rrënues të pasurisë publike të shqiptarëve, të njëjtë me ato të abuzimit me pronën tënde private.

Votës vishi shpirtin e pastër të fëmijës tënd, mbesës dhe nipit, që ka nevojë më shumë se kurrë për mësues cilësor, libra falas por shumë cilësor, për ndërtesa shkollore ku hapsira dhe e gjelbêrta të mbisundojë, uji i pijshëm i rrjedhshëm të jetë nga çdo rubinet, ku drita, ngrohja, biblioteka, ambjentet sportive dhe vetëzhvilluese, tableti apo kompjuteri, një drejtues shkollor apolitik, prijës i progresit për mirëqënien mendore të FËMIJËS tënd, ti jenë normalitet i çdo dite. AJO duhet të jetë çerdhja, shkolla, universiteti, qendra e fëmijëve në nevojë që ja dëshirojmë brezave shqiptarë në vite e vite.

Mendo kështu ndërsa vendos se kujt do t’ja japësh. BESO se Vota jote i shërben mirërritjes së fëmijëve tanë, kujtesës së bukur për fëmijêrinë dhe padiskutim të nesërmes së tyre profesionale e me punëzënie sërish në këtë tokë! Shpopullimi nga politikat e mbrapshta po na çon në një dhomë me gaz ku do të shuhemi të gjithë, në shumë dimensione.

Votës ofroja sjelljen e shëndetshme ashtu si kërkon me shpirt një mjeksi falas për çdonjërin prej nesh në nevojë. Kjo, edhe përkundrejt kontributeve shëndetsore që paguan gjithë vitet e punësimeve apo derdhjeve të kontributeve në shtet a privat. Përballimi me covidin në familjet tona na dha një mësim të madh se sa rëndësi ka një sistem shëndetsor publik dhe në shërbim të shqiptarëve. Mos e harroni kurrë këtë që po vijojmë të përjetojmë në luftë me covididin të gjithë bashkë, harresa është armiku më i egër i yni.

Votës mos i harro moralin pasi në fund të çdo veprimi apo mosveprimi ne mundësojmë të shkruajmë të gjithë bashkë historinë tonë përkundrejt idealit në shekuj të shqiptarëve pë liri, sovranitet territorial, siguri kombëtare, dinjitet dhe begati.
Mos të lejojmë që brezat më pas të na cilësojnē tradhëtarë të së nesërmes për këtë komb, tokë të të parëve.

Mos mendo kurrë se 1 votë e jotja nuk ka rëndësi. Përkundrazi, të gjithë e dimë se mjafton vetëm 1 për të shpallur fituesin.
Mendoje dhe besoje që ajo VOTË jotja, mund ta ndalë diktaturën,
mund ta shpallë fituese Shqipërinë dhe shqiptarët mbi shpopullimin, depersonolizimin e çdo shqiptari, korrupsionin,
klanet kriminale me lidhje ne kupolën politike,
analfabetizmin në rritje në çdo lloj forme, pupunësinë tronditëse,
borxhin e lartë ….,
atë lloj administrate që guxon të vihet në shërbim të pushtetit të klaneve antishqiptare ndërsa shkel privatësinë dhe cënon të drejtat e liritë tona, shpërdoron financën publike, vjedh pasuritë publike, rrënon pasuritë natyrore….

Mos të lejojmë që Shqipëria të vritet nga kësi lloj politikanësh dhe oborre mercenarësh pas tyre!

UNË, TI duke votuar me mend e përgjegjshmëri mund ti realizojmë të gjitha këto objektiva. Besoje!