Kalaja: Shoqëria e ‘zotit kunat’ u regjistrua kur Basha dogji mandatet dhe refuzoi zgjedhjet lokale

218
Sigal

E ftuar në një emision, avokatja Adriana Kalaja ka folur mbi dokumentat e publikuara në media sociale të aferës me portin e Durrësit dhe lidhjet e kunatit të Lulzim Bashës me kompanitë e tij.

Kalaja: Ajo që më bëri përshtypje pasi kam që në shtator të 2020 që e investigoj rastin e aferës së portit të Durrësit, ishte përgjigjja që deputeti Basha i dha gazetarit të SYRI-t në lidhje me aferën, ku deklaroi si gjithmonë diçka rutinë që kjo është afera më e madhe korruptive etj. etj. Nga ana tjetër më bëri shumë përshtypje dhe sipas meje janë të lidhura, që më datë 31 në darkë, në ambientet e portit të Durrësit shkon për inspektim kryeministri Rama dhe ata që na janë shitur si investitor. Nuk janë këta investitorët pasi ky ishte shkaku i investigimit tim, pasi në një kohë që na flitet për një investim marramendës deri në 2 miliard euro, nga kompania më e fuqishme dhe për të cilën një grup nga ministrat e mbajmë mend nga darka e famshme në Dubai, dhe kjo kompani në fakt nuk është kompania që do merret me ndërtimin e portit të Durrësit, por është nja kompani që ka katër ortakë me origjinë nga Emiratet e Bashkuara dhe banojnë të katërt në Dubai dhe kjo është një kompani e cila si shoqëri mëmë ose ortake me 100% e ka kompaninë ofshore. Pra ndryshe nga ajo që na është shitur, kompania e mirëfilltë që do merret me ndërtimin e portit të Durrësit është një kompani e cila ortaken të vetmen të saj ka kompaninë ofshore e regjistruar në ishujt Kajman të cilën e kam të disponuar me dokumenta. Ajo që më ra në sy është lidhja që ka kompania e kunatit dhe vjerrit të zotit Basha me kompaninë që është regjistruar me këtë qëllim, për ndërtimin e portit të Durrësit.

Edhe selinë kjo kompani e ka në portin e Durrësit, lagjia numër 1 njësia 8 porti i Durrësit. Ajo që më ra në sy pik së pari është regjistrimi i kompanisë së kunatit të zotit Basha dhe është bërë në mars të 2019 dhe sipas pasqyrave financiare që kam bërë publike të bie në sy që është momenti që PD sapo ka djegur mandatet dhe ka refuzuar në qershor të 2019 të futet në zgjedhjet lokale dhe nga ana tjetër ka një ‘boom’ në të ardhurat që realizon kunati i zotit Basha, duke menduar se është opozitar por ne e dimë se jemi të gjithë opozitarë dhe e shikojmë se sa mundet të bësh aktivitet, ku po na heqin dhe ato që kemi siguruar me vite dhe jo më të bësh një shoqëri të re dhe të bësh aktivitet prej 1.7 milion euro të ardhura. Por në 2020 të ardhurat shkojnë në 2,5 milion euro në një kohë pandemie dhe krize për të gjitha kompanitë, por kompania e zotit kunat na rrit të ardhurat në një mënyrë absurde pasi nuk ka lidhje as me shërbimet farmaceutike apo spitalore apo shërbimet bazë të ushqimeve. Lidhja që unë bëj është administratori i kësaj shoqërie pasi unë e kam publikuar me NIPT dhe të gjitha të dhënat, administratori i shoqërisë së zotit kunat, është gjetur në 3 milion shqiptarë si njeriu më i zoti nga shoqëria që është ngritur për zhvillimin e portit të Durrësit.