Vasili: Rame lëri dëdëllitjet, po rimburso të prekurit me Covid siç paguan hajdutët e inceneratorëve

196
Sigal

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar sërish në lidhje me situatën e rëndë të krijuar muajin e fundit nga te prekurit me Covid, ku numri i tyre ka shkuar në 25 mijë raste.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili ka kërkuar që qeveria të rimbursoi të prekurit me Covid, ashtu siç paguan hajdutet e inceneratorëve.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Rame lëri dëdëllitjet, po rimburso Covidin siç paguan hajdutet e inceneratoreve!

Sot jane 1236 raste te reja me Covid.

E informova opinionin se duke ulur testimet qeveria po genjente per shifrat e verteta.

Kjo eshte shifer kritike, qe kalon edhe pikun e pandemise se nje vit me pare.

Situata reale eshte edhe me e rende se kaq.

Qeveria ka lene gjithshka ne meshire te fatit megjithese e kam paralajmeruar vazhdimisht.

Vetem per personat e deklaruar nga qeveria pra,1236 raste sot duhen minimumi 125 mije dollare rimbursim.

Por asgje nuk rimbursohet.

Megjithese ne 1 muaj e gjysem jane mbi 25 mije raste me Covid, qe do kerkonin rimbursim se paku 2 milion e 500 mije dollare asgje nuk eshte rimbursuar.

Mbi Ramen bie pergjegjesia shume e rende e lenies se qytetareve pa mbeshtetje per kete semundje kaq problematike si Covid.

Asnje nuk ka nevoje qe te degjoje dërdëllitjet prej injoranti te Edi Rames, por duan ndihme konkrete ashtu sic paguan perdite hajdutet e inceneratoreve.

Rama qan e lan perdite per inceneratoret dhe nuk thote nje fjale per rimbursimin e mijra shqiptareve qe kane nxjerre mbi 200 milion dollare nga xhepi.

Krim i madh per te gjithe, qe ky sadizem shteteror vazhdon te qeverise vendin.