Vengu u bënë gati arabëve portin, 110 mijë euro për sinjalisitikën

108
Sigal

Në kulmin e debateve politike, të cilat fare shpejt mund të shkojnë në dyert e drejtësisë, drejtuesi i Autoritetit Portual të Durrësit, Pirro Vengu, bën një tender 110 mijë euro për vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në port. Një paradoks i madh, pasi vetë Vengu mbron dhënien e truallit të portit disa firmave të regjistruara në vende offshore, por që ata i cilësojnë “janë Arabët”. Por, z. Vengu, a nuk do t’i jepet ky port arabëve?! Nëse ke para’, përse nuk i dorëzon në buxhetin e shtetit për investime të tjera? Ose, bëj bamirësi, bëj ndonjë kopësht a çerdhe në Durrës, pasi gjithë ajo pasuri e shqiptarëve po u jepet “falas” firmave private, duke u hequr një mori taksash. Vengu vijon i qetë të shpenzojë ç’t’i shohë syri para në arkë, pa e vrarë mendjen se në atë territor firmat do të vijnë shumë shpejt për të filluar ndërtime. Sipas dokumenteve që disponon BoldNeës.al, Porti i Durrësit ka shpallur fituesin e tenderit “zbatimi i projektit të sinjalistikës në Portin e Durrësit”, një projekt që do të zgjasë vetëm 90 ditë. Firma fituese është kompania “SI.SI-AL”, me një vlerë 11.159.290 lekë pa TVSH, ose me TVSH rreth 110 mijë euro. Dokumentet e këtij tenderi, të cilat janë marrë “copy paste” nga dokumentet e mëparshme. Të njëjta specifikime, fillimisht japin të dhëna për gjirin e Portit të Durrësit, më pas për portin. Ajo që bie më shumë në sy në këtë tender, është mos pasja e dijenisë nga drejtori Pirro Vengu se ai vend që administron do e marrin firmat private. “Porti Detar i Durrësit ka një ujëmbledhës detar me sipërfaqe 674 000 m2, pjesa tokësore ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 1.467.000 m2, sipërfaqja e portit 793.000 m2”, thotë Vengu. Në fund jep detaje dhe se ku do vendosen, te porti i peshkimit, te kapiteneria, terminali i kontenierëve, mallrave të përgjithshëm, terminali i trageteve apo edhe për Drejtorinë e Përgjithshme Detare. Në të gjithë Portin!