Jo vetëm gazetare por edhe “specialiste në UKT”, reagon Genc Sejko

1489
Sigal

Duket se drejtimi politik ka bërë që moderatorja, Bieta Sulo dhe gazetarja Mira Kazhani, të përfitojnë pagesë edhe duke mos punuar në këtë periudhë pandemie.

Duket se kjo u vjen nga mbështetja e hapur që kanë për Edi Ramën dhe Erion Veliaj.

Ditën e sotme në mediat online, janë publikuar fakte që tregojnë se gazetarja Mira Kazhani paguhet me taksat e qytetarëve të Tiranës dhe jo pak, po 830 mijë të vjetra në muaj nga Ujësjellësi Kanalizime të Tiranës, një ndërmarrje që mbahet me taksat e qytetarëve të kryeqytetit.

Madje rezulton se Ermira Kazhani përpos profesionit të gazetares është edhe këshilltare ekonomike e drejtorit të UKT-së Tiranë.

Faktet dëshmojnë se më shumë se këtë detyrë, Kazhani bën atë të mbrojtjes së zjarrtë që i bën Ramës dhe sidomos Erion Veliajt.

Por, Kazhani nuk është e vetmja gazetare që përfiton si pasojë e militanizmit partiak, i tillë është rasti edhe me moderatoren, Bieta Sulo.

Sulo paguhet nga UKT-ja me një rrogë prej 550 mijë lekësh të vjetra në muaj dhe është e punësuar si specialist në këtë nxërmarrje.

Një reagim tjetër lidhur me këtë situatë erdhi nga Genc Sejko, ku shprehet:

“Kaq keq është situata, sa Mira Kazhani dhe Bieta Sulo janë detyruar të fillojnë punë në ujësjellës.
Bëj shaka. Situata nuk është keq fare, por janë duke marrë rroga kot.
Njëra 83000 e tjetra 55000 lekë
“Ti nuk do jesh kurr vetëm”