Ndarja nga jeta e zv. ministrit Daci, Presidenti Ilir Meta shpreh ngushëllimet për familjen dhe të afërmit

449
Sigal

Ditën e sotme u nda nga jeta pas një aksidenti tragjik, zv. Ministri i Diasporës së Kosovës, Arian Daci.

Daci humbi jetën pas rënies së një orteku në Brezovicë.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë ka reaguar edhe Presidenti Meta, i cili shpreh ngushëllimet e tij më të sinqerta për humbjen e parakohshme të Arian Dacit.

Më poshtë postimi i plotë i Kreut të Shtetit:

Jam shumë i tronditur nga lajmi i hidhur i humbjes së jetës së zv/ministrit të Diasporës së Kosovës, Arian Daci gjatë tragjedisë në Brezovicë.
Në këto momente të vështira për familjen Daci, të afërmit e miqtë e tyre, u qëndroj pranë, duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje tragjike të parakohshme që na ka lënduar të gjithëve.