Prej katër ditësh në Mal të Zi asnjë i infektuar me Covid-19

330
Sigal

Mali i Zi prej katër ditësh nuk ka konfirmuar asnjë rast me Covid-19.

Sipas Istituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve janë analizuar 122 mostra nga të cilat nuk ka raste të reja të infektuara me koronavirus. Të ndodhur në këtë situatë, qeveria ka vendosur të rihapë gjithçka prej 18 majit.

Kujtojmë se që në fillim të shpërthimit të virusit, Mali i Zi ka shënuar të paktën 7 viktima, ndërsa numri i të shëruarëve nga virusi është më i lartë se numri i pacientëve që janë ende në spital. Mësohet se janë 199 të shëruar në total dhe në fazën e shërimit janë të paktën 115 persona të tjerë.