Unioni i Këshillit Studentor: Përgjysmoni tarifat, një sezon provimesh sjell mbingarkesë

434
Sigal

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini bëri me dije vendimet e fundit në lidhje me Arsimin e Lartë. Unioni i Këshillit Studentor ka kritikuar disa nga këto vendime. Ata kërkojnë përgjysmim të tarifave shkollore duke arsyetuar se nuk marrim shërbimin për të cilën paguajnë dhe se paga e luftës që iu jepet prindërve nuk mbulon dot tarifat e studimit.

Në lidhje me vendosjen e një sezoni provimesh ku do të jepen dhe ato të mbartura për ata që diplomohen, Unioni i Këshillit Studentor tha se kjo do të sjellë mbingarkesë provimesh dhe se shumica rrezikojnë vitit shkollor duke mos përmbushur numrin e caktuar të krediteve që duhet për të kaluar vitin akademik.

Për vitet e tjera që do të vijojnë mësimin online, Unioni i Këshillit Studentor shprehet se duhet që kjo mundësi t’u ofrohet të gjithë studentëve dhe atyre ne zona të thella pasi të gjithë u gjendet të papërgatitura nga kjo situatë në mungesë të internetit e mjeteve të nevojshme.