Jep dorëheqjen kreu i SHISH, Rama takohet me Presidentin Ilir Meta

546
Shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen përfundimtare. 

Ndërsa për Kryeministrinë ka qenë një akt, që pritej dhe kërkohej me ngulm, për Presidencën rezulton një surprizë. Kur të gjithë prisnin arrestimin e Tahirit pas përgjimeve të italianëve, në lidhje me përfshirjen e tij në trafikun e drogës, ka ardhur dorëzimi i Visho Ajazit. Pas këtij lajmi, kryeministri Edi Rama u takua në Presidencë me kreun e shtetit Ilir Meta për disa minuta. Qëllimi i takimit lidhet me dorëheqjen e Drejtorit të SHISH-it, Visho Ajazit, pikërisht në momentin kur në vend ka shpërthyer skandali i përgjimeve që e lidhin ish-ministrin e Ramës, Saimir Tahirin, me trafikun e drogës.


Sigal