Vëllai iu kap me drogë, shkarkohet shefi i qarkullimit rrugor

666
Sigal

Është shkarkuar nga detyra shefi i qarkullimit rrugor në Dibër, Robert Aga.

Shkarkimi i tij vjen një ditë pas arrestimit të vëllait të tij Pajtim Aga, të cilit iu kap një sasi lëndësh narkotike.

Pajtim Aga, u arrestua nga të blutë e Lezhës mesditën e djeshme, pasi u kap me 320 gramë kokainë.

Robert Aga i njohur edhe si Bert Aga është shefi i komisariatit të Policisë së Dibrës, të cilin Partia Demokratike e ka denoncuar si kreu i një grupi kriminal që ka blerë votat dhe prishur zgjedhjet e 11 shtatorit.

Në datën 1 shtator PD-ja e ka kallëzuar në prokurori Bert Agën për zgjedhjet në Dibër, ndaj të cilit kanë nisur hetimet disa ditë më parë.