Theu listën e Ramës dhe hyri në Kuvend, vjen reagimi i parë nga Xhafaj, nuk e zë në gojë kryeministrin

227
Sigal

I renditur në vendin e 23 në listën e Tiranës, Fatmir Xhafaj ia doli që të jetë sërish pjesë e Kuvendit, duke thyer herësin e duke rrezikuar kolegët që Rama i kishte rehatuar në vendet e sigurta të listës.

Në një reagim të tij të parë në rrjetet sociale, Xhafaj falenderon të gjithë mbështetësit e tij, dhe familjen, po në asnjë rresht nuk gjendet ndonjë fjali për Ramën.

Deri në momentet që flasim, ku ka ende kuti për tu numëruar në Tiranë, Xhafaj ka marrë 13164 vota, që e bëjnë atë një deputet të sigurtë në Kuvendin e ardhshëm, e pse jo një pretedent për ti rrezikuar Ramës edhe partinë.

Përplasjet mes të dyve kanë qenë të shpeshta, e në disa raste edhe publike, por në ndryshim nga personazhe të tjerë që nuk e pranuan garën në vende të pasigurta në 25 Prill, Xhafaj pranoi e në përfundim doli fitues.

Fatmir Xhafaj:

Shifrat tashmë publike konfirmojnë se e kam kaluar pragun minimal për të qënë deputet në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Shqipërisë. Së bashku me ekipin e fushatës jemi duke monitoruar përfundimin e procesit të numërimit për të respektuar çdo votë në kutitë e votimit.

Familjes sime të mrekullueshme që ishte pjesë e kësaj beteje dhe miqve tanë të shumtë që si përherë ndër vite u gjendën pranë nesh dhe na mbështetën me zemër në rrugëtimin tonë.

Në pamundësi për t’ju takuar dhe përshëndetur të gjithëve në këto momente dhe me dëshirën për tu parë e përqafuar së shpejti ju them: Faleminderit! Mirënjohje pafund!