Bashkëqeverisja, Paloka: Po nuk e përmbysëm, Enveri do na duket yll demokracie

532
Shpalosja e platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët nga kryeministri Edi Rama, është komentuar në mënyra të ndryshme nga qytetarë të thjeshtë, por dhe nga kundërshtarët e tij politikë. Edi Paloka ka reaguar pas prezantimit të platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët nga kryeministri Rama. Ai thotë se nga sot, Rama nuk ka nevojë më për opozitë dhe për qytetarët që të votojnë, ndërsa bën thirrje për përmbysjen e qeverisë, pasi në të kundërt sipas tij ‘Enveri do na duket si yll demokracie’. “Nga sot nuk ka nevojë më për opozitë , madje nuk ka nevojë fare që shqiptarët të votojnë. Nga sot, siç e shpalli lideri global, do të bashkëqeverisim të gjithë. Vetëm lideri do jetë atje LART për të kontrolluar që gjithçka të shkojë mirë. Po nuk e përmbysëm, Enveri do na duket si yll demokracie…” shkruan ai.
Sigal