Kapet maniaku i dehur/ 60-vjeçari dyshohet se përdhunoi minorenen me aftësi të kufizuar

212

Arrestohet në kushtet e flagrancës V.N., një 60 vjeçar banues në Lezhë, pasi ka ngacmuar dhe dyshohet se mund të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur me aftësi të kufizuara.

Gjithashtu, në momentin e arrestimin nga Policia, ky shtetas ka qenë duke drejtuar mjetin e tij , ku ka rezultuar në gjendje të dehur, në masën 0.93mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, “Vepra të turpshme” dhe “Drejtimi I mjetit në gjendje të dehur “.