Ing. Xhevair Ngjeqari: Kush do të fitojë zgjedhjet në Tiranë-Berat-Vlorë

500
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Rubrika “ Emergjencat e Infrastrukturës”. (Nga Insituti Strategjisë Infrastrukturës)

Infrastruktura do të përcaktojë fituesin e zgjedhjeve në shumë qendra urbane. Një program që parashikon çbllokimin e qarkullimit torturues në Tiranë, sistemimin e Osumit në Berat dhe pastrimin e Pyllit të Sodës nga veprat Helmuese, do të mirëpritej dhe do të fitonte zgjedhjet në Tiranë, Berat, Vlorë. Qytetarët kërkojnë projekte, që lidhen direkt me jetën dhe ekonominë e përditshme. Istituti i Strategjisë Infrastrukturës, do të informojë komunitetetet mbi veprat me ndikim në zgjedhjet e prillit. Vetëm nga bllokimi i sheshit Skënderbej mjetet përshkojnë 5000 km rrugë më tepër në ditë, pa llogaritur pasojat që renditen në vijim. Ju organizoni ceremonitë në Berat pranë varrit të hapur të shtratit të Osumit, që është kthyer si gropë septike. Ju bëni takime me bujë në Vlorë, pranë Pyllit të Sodës, që e keni kthyer si Çernobil i labërisë.

Do të ishte më e besueshme që mbi sheshin Gungaç Skënderbej, në ngushticën e Torre Drinit , mbi kryqëzimin e Zogut të Zi , në kryqëzimin e 21 Dhjetorit, mbi shtratin e Osumit, në pyllin e Sodës, opozita të deklarojë zgjidhjet dhe afatin e realizimit. Kjo mënyrë komunikimi duhet të zbatohet në çdo qendër urbane dhe çdo qark. Deri tani nuk është dëgjuar asnjë projekt infrastrukturor. Projektet e infratrukturës duhet të formonin themelin e programeve të ndryshimeve .

Në Tiranë. Çllokimi i Qarkullimit. Çfarë propozohet?

1. Të udhëtosh në Tiranë është një turturë e vërtetë. Tirana ka një sistem radial qarkullimi. Ato konvergojnë me Sheshin Skënderbej. Ndërtimi i sheshit Gungaç , ka bllokuar qarkullimin. Për rrjedhojë bllokimi zinxhir trasmetohet në të gjitha kryqëzimet e tjera, që duke u bashkuar edhe me problemet e tyre, zgjatet koha e bllokimit.

2. Për çbllokimin e qarkullimit urgjent në Tiranë nevojitet që nën sheshin Skënderbej të ndërtohen Tre(3) nënkalime. Ato jepen si plan në fig.*1*. Ato emërtohen:

  • Bulevardi Kryesor lidhet direkt nën bustin e Skënderbeut.
  • Rruga e Kavajës lidhet direkt me rrugën e sheshit Avni Rustemi.
  • Rruga gjysmake e Durrësit lidhet direkt me rrugën e Dibrës.

3. Duke projektuar lëvizjen tre nënkalimeve, në tre nivele, realizohet që Bulevardi Kryesor, rruga e Kavajës, Durrësit, Dibrës, Elbasanit, Avni Rustemi, të komunikojnë direkt , pa rotonda duke çliruar plotësisht qarkullimin e bllokuar.

4. Për të çliruar Ferrin e qarkullimit në Tiranë nevojitet të ndërtohen edhe 5 Nënkalime në unazat.

  • Nënkalimi mbrapa *Bustit A. Zogut*ose kryqëzimi Bulevardi Zogu-I-me Rr.Reshit Petrela.
  • Nënkalimi te *21Dhjetori* .Nuk ka diferenca niveli. Kombinohet me zgjidhje të tjera.
  • Nënkalimi te*Zogu i Zi*. Ka diferenca terreni. Ndërtohet pa vështirësi. Është nënkalimi më i ngarkuar.
  • Nënkalimi te*Farmacia *10* . Kryqëzimi Rr.Dibrës me Rr.Bardhyl. Ka diferenca terreni.
  • Nënkalimi te*Rruga e Elbasanit*. Kryqëzimi Bulevardi Zhan D’Ark dhe Bajram Curri me Rr.Elbasanit. Ka diferenca terreni. Shfrytëzohen dhe marrëdhënia me gjurmën e lumit të Lanës,

5. Tetë nënkalimet ndërtohen brënda një tre vjeçari. Kostua e tyre nuk kalon paratë që do të grabiteshin në tenderin e anuluar të Unazës e Teknologjikut. Përveç Kryqëzimit *21 Dhjetori që ka hapësira të kufizuara, objektet e tjera favorizohen nga pozicioni dhe disnivelet e terrenit.

6. Ndërtimet në sheshin Gungaç do të kombinohen me ndërtimin e qendrës perspektive të metrosë të Tiranës.

7. Vetëm nga bllokimi i sheshit Skënderbej dhe kalimi i detyruar në rrugën e Torre Drinit, shqiptarët udhëtojnë më shumë 5000 km/ditë ose 1,8 milion km/vit, konsumojnë më tepër 90 ton karburant/ vit, humbasin 12 450 ditë pune /vit dhe prodhohet shtesë 234 ton CO2 më tepër, pa llogaritur Stresin. Ndërsa nga bllokimi i qarkullimit në Unazën e Teknologjikut, dëmi dhe humbjet kalojnë koston e ndërtimit.

Hekurudha Tiran-Rinas-Durrës

8. Më dt.3 Shkurt, 2021 Ministria e Transportit ka firmosur rikostruksionin e hekurudhës egzistuese Tiranë–Durrës dhe të linjës së re Tiranë-Aeroporti i Rinasit. Nëqoftëse hekurudha do të kalojë rreth gjurmës egzistuese, do të ishte një gabim fatal për perspektivën e zhvillimit urban dhe industrial të Tiranës, Durrësit. Hekurudha elektrike duhet të kalojë në të dyja anët e autostradës Tiranë-Vorë-Durës, me degëzim Kashar Rinas. Fig.2. Kryeqyteti administrativ i vendit mbetet Tirana. Ndërsa Autostrada Tiranë-Vorë-Durrës formon kryeqytetin industrial dhe tregtar të Shqipërisë. Ajo përbën magazinën më të madhe të përpunimit, distribucionit dhe konsumit të mallrave në nivel vendi. Sasia e njerëzve që qarkullojnë vetëm në Q.T.U. është më e madhe se posagjerët e Rinasit. Për vendosjen e hekurudhës në të dy anët e autostradës ka një studim dhe botim të veçantë.

Unaza Jug – Perëndimore e Tiranës.

9. Tirana është e kufizuar nga Veri-Lindja nga kurora e malit të Dajtit dhe lartësitë e Krrabës. Mbi 80% e lidhjeve rrugore me gjithë vendin realizohen nëpërmjet Rr.Durrësit , Rr.Kavajës, Rr.Elbasanit. Në gazetën “ Panorama 7/Korrik / 2007 botohet artikulli:*Unaza e Madhe e Tiranës, ose Jug Perëndimore e Tiranës: Kthesa e Kamzës-Mëzes-Lalmi-Prush-Vaqar-Arbanë-Picall-Stërmas-Ura e Farkës 17 km, e cila do t’i jepte frymëmarrje qarkullimit Lindje –Jug-Perëndim- ,pa hyrë në qarkullimin e brendshëm të Tiranës. Unaza është projektuar që në vitin 2003, si pjesë e Autostradës Konçesionare Vaqar-Baldushk-Papër ose pjesë e Koridorit Qendror Jugor ose emrit Boshti Jugut. Ajo u sabotua personalisht nga doktori i demokratëve dhe u injorua në vijim nga rilindja.

Drejtimi Perëndimor ose Veri-Perëndimore i Bulevardit Kryesor të Tiranës .

10. Zgjatimi i Bulevardit të Ri-Unaza e Madhe-Lumi Tiranës-Divizioni i Tankeve-Lumi Tërkuzës-Buzë Lumit Tërkuzë deri në Kryqëzimin me rrugën e L.Tërkuzës me rrugën Kamëz-Fushë Krujë. Kjo do t’i jepte shumë gradë lirie qarkullimit nga Tirana në drejtim të Veriut, Thumanës , Kepit të Rodonit apo Gjirit të Drinit. Duke ndarë gjithë qarkullimin e Veriut nga lëvizjet në rrugën e Istitutit Bujqësor dhe Kamzës. Zona nga Lumi i Tiranës në lumin e Tërkuzës dhe në shtratin e gjerë të lumit të Tërkuzës është e lirë.

KUSH DO T’I FITOJË ZGJEDHJET NË BERAT 

11. Në Berat do të fitojnë zgjedhjet forca politike që do të deklarojë se do të sistemojë lumin Osum në zonën e qytetit dhe ndërtojë rrugën Berat-Memaliaj. Projektet janë gati. Duke ju bërë thirrje publike që të votoni për atë forcë politike që do premtojë dhe përcaktojë afatet për ndërtimin e dy veprave .

12. Duke shfrytëzuar urtësinë dhe durimin e popullit fisnik të Beratit, që nga viti 1990 nuk është kryer asnjë investim. Qeveria e P.D. ose personalisht doktori i mashtroi për ndërtimin e rrugës Berat-Memaliaj, ndërsa në vitin 2015, Edi Rama i mashtroi për ndërtimin e ishullit të Osumit dhe mburret me pedonalen apo sorrën e rilindjes. Që po prishet për ndërtimin e një parkingu nëntokësor. Shtrati i Osumit është kthyer në një land të hapur me mbetje në zëmërtë qytetit Zëmërimi Beratas nuk ka më kufi.

13. Berati ka dy probleme jetike.Sistemimin e lumit Osum në zonën e qytetit Beratit dhe ndërtimin e rrugës Berat –Memaliaj. Studimi Osumit është miratuar në Këshillit Shkencor të rrethit Berat.dt.5/7/1989,në Ist. Stud. Hidroteknike (IS.P.H.)Tiranë dt.16/10/1990. Projekti është përshëndetur në mënyrë të veçantë nga Euro Hidrotekniku Prof.Farudin Hoxha.

14. Sistemimi i lumit në zonën e qytetit është realizuar për rastin e rjedhjes natyrale dhe për rastin kur Osumi do të disiplinohet. Sistemimi hidroteknik siguron nga përmbytja Beratin , zonën e pjeshkores dhe qytetin nga ujrat e larta me siguri mbi një herë në 100 vjet. Duke zgjidhur njëherësh edhe problemin e unazave të qarkullimit të mjeteve, pa pasur nevoja për skandalin e hapjes të tuneleve, sistemimi i lumit parashikon pastrimin e aluvioneve në nivelet e viteve 1945 dhe përdorimin e tyre për mbushjen e brigjeve apo Ishullit të Osumit. Fig.3.

15. Ndërtimi i rrugës Berat- Memaliaj shkurton 35 km për gjithë mjetet që vijnë nga Lushja në drejtim të Tepelenës, ndërsa për Beratin dhe Skraparin shkurton mbi 80 km. Duke kthyer Beratin në një nyje qarkullimi në nivel vendi.

16. Një vepër arti muzeale, pritje, tip kështjelle, në hyrje të Beratit, do do t’i ofronte Mirëseardhjen në qytetin muze. Duke zëvendësuar tabelën e ndryshkur të sinjalistikës që informon praninë e qytetit të Bardhë .

Çfarë kanë katranosur qeveritë në Vlorë

17. Në qendër të qytetit të Vlorës ,që nga viti 1960, në hapësirën turistike të pyllit të Sodës, shteti shqiptar vazhdon të ndërtojë komplekse objektesh industriale-helmuese, që ndotin gjirin e Vlorës dhe të shkatërrojnë marrëdhënien natyrale, midis vlonjatëve dhe bregdetit të gjelbëruar ranor të Gjirit të Vlorës. Shih. Barbarinë Mjedisore në pyllin e Sodës Fig*4*

18. Që nga viti 1967 në territorin turistik bregdetar të pyllit të Sodës u ndërtuan: Fabrika e Sodës. Fabrika e P.V.C. Uzina Mekanike, Fabrika e Llampave, Nënstacioni, të cilat derdhnin në bregdetin e cekët V=24.000 ton sodë të kalçifikuar,V=15.000 sodë kaustike dhe mbi V=10.000 ton pvc. Por mbas viteve 1990, ato falimentuan dhe gradualisht u degraduan dhe prishën. Në vend që të pastronin zonën ato u zëvendësuan me vepra helmuese.

19. Mbas viteve 1990 me gjithë se qeveria Berisha erdhi në pushtet me premtimet për të ruajtur të pastër bregdetin e Pyllit Sodës, megjithë luftën e shoqërisë civile, grupet e interesit, vendosën përsëri objeket ndotëse të Tecit të ri të Vlorës, Petroliferën Italo Rumena, Parkun Industrial në Pyllin e Sodës. Teci i energjisë ishte ndërtuar për bukuri në Fier. Tani që Gas Sjellësi TAP, kaloi në Fier-Seman, me një zgjatim tubacioni 5 km, mund të furnizonte Tecin e Azotikut. Por dora dhe mendja kriminale e çoi Tecin në Pyllin e Sodës, që të helmojë gjithë Vlorën. Po aty në thellësinë 6-8 m vendosën edhe Portin e Karburanteve dhe Likuideve Kimike dhe është në proces infrastruktura e përpunimit të gazit të lëngshëm. Ndërsa Rilindja i shiti Petroliferës si kompesim,70 ha tokë në pyllin e Sodës, për të shtuar depozitimet e kimikateve në bregdetin turistik të gjirit të Vlorës. Ndërsa tani do të çvendosë portin e mallrave te Tre Port, ose 4 km më larg se porti i  karburanteve , që është në proces ndërtimi. Me gjithë se bregdeti në Tre Port është njësoj i cekët si në pyllin e Sodës vetëm në Shqipëri mund të gjesh qeveri që ndërton porte mallrash në brigje urbane e turistike, me thellësi më pak se porti i  Durrësit. Portet e mallrave kërkojnë thellësi dhe hapësira të mëdha. Ata janë jetike në jetën e një kombi. Portet dhe objektet industriale kudo mund të ndërtoheshin , por vetëm në pyllin e Sodës Jo.

20. Duke shfrytëzuar kurajon civile . guximin moral dhe mirëbesimin e vlonjatëve,që për vetë natyrën e tyre zëmërohen dhe shpreh indinjatën ndaj padrejtësive, qeveritë ordinere të Tiranës, kanë shpërdoruar pasurinë më të madhe detare dhe bregdetare kombëtare dhe mesdhetare, ose veprën e artit natyrale të Gjirit të Vlorës.Fig.5.

21. Gjiri i Vlorës është emërtuar në vitin 1921, nga ambasadori i parë amerikan Maxuell Blake, si, Gjibraltari i Adriatikut” që nënkupton, se ashtu si ngushtica e Gjibraltarit është jetike për Mesdheun, sepse furnizon çdo vit 61% të avullimit vjetor. Gjiri i Vlorës formon portin më të madh natyral të Mesdheut dhe Europës. I vlerësuar Mushkëria e Ballkanit nënkupton se është jetik për vendet e Europës Lindore. Gjiri i Vlorës bashkë me Mezzo Kanalin dhe Ishullin e Sazanit, nga ana gjeofizike përbën një nga relievet më komplekse, më të bukura mjedisore e portuale, që ka modeluar natyra në Mesdhe. Ndërtimet në pyllin e Sodës jo vetëm nuk janë rentabël, jo vetëm nuk janë perspektive, jo vetëm janë helmuese , por janë sabotuese dhe injoruese për Vlorën , vlonjatët , për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët.

22. Studimet tona ju rikujtojnë se Gjiri i Vlorës është pronë e vlonjatëve. Ata duhet ta mbrojnë e ta ruajnë të pastër për brezat. Ata duhet të votojnë për qeverinë që do zbatojnë projekte, që i shërbejnë jetës dhe mjedisit të Gjirit të Vlorës.

23. Ndoshta vlonjatët janë më trima, por dibranët janë më të mençur. Ata u mblodhën rreth 300 veta në Tiranë: të Djathtë dhe të Majtë , të Zinj dhe të Bardhë, dhe vendosën njëzëri, që do votojmë qeverinë që do ndërtojë Rrugën e Arbërit. Qëllimit ia arritën…Ndërsa vlonjatëve i dhunojnë pasurinë më të madhe mjedisore urbane në zemër të Vlorës. Ashtu siç shporrën në det italianë më 1920 , vlonjatët duhet të unifikohen për të detyruar qeverinë të largojnë gradualisht ndërtimet ndotëse nga pylli i Sodës, në drejtim të deltës tëVjosës ose deltës të Semanit.

24. Emergjente për Vlorën është sistemimi i plazhit ranor dhe gjelbëruar nga Porti iTrageteve deri te Marina e Orikumit me gjatësi deri L=10km, ku realizohet mbi 80% e turizmit vlonjat. Kjo vijë bregdetare ndahet në dy zona. Bregedeti fushor ranor nga Porti Trageteve deri te Tuneli i Ujit të Ftohtë L=3 km dhe Bregdeti shkëmbor i Kalasë nga Tuneli i Ujit të Ftohtë deri te Marina e Orikumit L=7km. Për të dyja ka një projekt fizibiliteti.

Zgjerimi i Bregdetit nga Tuneli i  Ujit të Ftohtë-Porti i Trageteve L=3km

  • Tuneli i Ujit të Ftohtë shënon kufirin e detit Mesdhe dhe fundin e bregdetit të Jonit shkëmbor. Nga Tuneli deri te Porti.

Për tragetet deti është i cekët, dhe bregdeti nga korrentet detare mbushet vazhdimisht me rërë. Projekti parashikon :

Zgjerimin e vijës bregdetare B=60-80-100 m.Thellësia detare nuk kalon 1,2m,.Për kufizimin detar vendosen elementë parafabrikatë. Zgjerimi detar mbushet me rërë dhe zhavor nga delta e Vjosës. Në sipërfaqen e përfituar realizohet bregdeti ranor, brezi i gjelbër , pedonalja dhe 4 korsi për kalimin e mjeteve. Muri i  ferrobetonit të Lungo Mares, që pengon komunikimin me detin do të prishet. Kompozimi zgjerimit jepet në fig.5.

Zgjerimi i Bregdetit nga Tuneli i Ujit të Ftohtë-Kepi Kalasë- Marina e Orikumit L=7km

  • Bregdeti nga Tyneli deri te Marina e Orikumit është shkëmbor dhe i pjerrët . Ai shfrytëzohet pjesërisht. Për të realizuar komunikimin e lirë dhe direkt të pushuesve me detin dhe bregdetin, projekti parashikon zgjerimin e vijës bregdetare B=80-100-120 m.Thellësia detare max 20m,.Për kufizimin detar incastrohen kollona si në rastin e hapjes së themeleve të godinave të larta. Zgjerimi detar mbushet me shkëmbin e thërmuar, dhe me rërë e zhavor nga delta e Vjosës. Në sipërfaqen e përfituar realizohet bregdeti ranor, brezi i gjelbër, pedonalja dhe shkallët e pjerrëta për zbritjen e pushuesve. Në rëzë të zgjerimit detar ndërtohen 4 korsi për kalimin e mjeteve , nën shkallë , të cilat mbulohen ose gjysëm mbulohen tip. galeri..Kompozimi i zgjerimit jepet në Fig.6dhe 7.
  • Me zgjerimin e bregdetit shkëmbor vlonjatët duhet të shmangin rikostruksionin e rrugës Kalasë,sepse do të ketë prishje me kosto të lartë , si në unazën e Tiranës.

Vitalizimi dhe urbanizimi Fushës së Ravenës

25. Emergjente për vlonjatët është ndalimi i ndërtimit të tunelit të  Llogorasë, që fillon në kuotën H=426m dhe kalimi e autostradës bregdetare në fushën e Ravenës, pa ndërtimin e Tuneleve, në lartësitë H=276 m ose 150 m më poshtë,do të shpejtonte urbanizimin e gadishullit të Karaburunit dhe Fushës së Ravenës.Tuneli Llogorasë nuk i shërben koridorit turistik.

26. Komunikimi lirë dhe vitalizimi e urbanizimi i ishullit të Sazanit. ….Në Mesdhe gjenden rreth 3000 ishuj, rreth 300 plotësojnë kushtet mjedisore për t’u urbanizuar. Ishulli i Sazanit vlerësohet si teren urbano- turistik me vlera të larta mjedisore . Ndërtimi i një pasarele mbi Mezzo Kanal dhe qarkullimi i lirë në ishullin e Sazanit do të shpejtonte urbanzimin e Ishullit. Ndërtimet urbano-turistike, publike dhe private në ishullin e Sazanit duhen legalizuar .

Ndërtimi i Autostradës bregdetare Vlorë-Nartë-Delta e Vjosës

27. Vlonjatët duhet të kërkojnë ndërtimin e autostradës bregdetare me katër korsi Nartë-Delta e Vjosës , 20 km.L=400 ml larg nga bregdeti i cili ka cilësi të lartë mjedisore turistike. Ndërtimi i autostradës do të hapte perspektiva për ndërtimin e resorteve të kombinuara me ujrat me natyrë Waterfronti të detit dhe të lagunës të Nartës.

28. Vlonjatët duhet të kërkojnë ndërtimin e 3 porteve të peshkimit të euro-standarteve dhe turistike. Ato ndërtohen me konçesione të pastra tip.BOT. Skemat e ndërtimeve me PPP, zbatohen nga shteti për të abuzuar me të ardhurat publike. Ndërtimi i porteve tregtare të mallrave, janë emergjencë mbi emergjencat . Ato mund të ndërtohen në bregun midis Orikumit dhe Pasha Limanit, ose në deltën e Vjosës ose në aksin Kepi Dajlanit–Ishulli Sazanit. Prandaj opinioni publik nuk duhet të lejojë shtetin dhe bashkinë provizore, të dëmtojë pasuritë natyrore. Nga ana tjetër duhet të kërkojë të ndërtojë emergjencat që janë të ndjeshme për ekonominë vendore.