Arkitekti Robert Kote: Ne kemi shkatërruar historinë dhe kulturën tone, duke ndërtuar pa kriter

1003
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Kultura jonë materiale në këto 70 vitet e fundit ka pësuar shumë dëme të parikuperueshme

-Fshatarët e Pojanit kanë përdorur shumë copa prej guri nga ato të Apolonisë për ndërtimin e banesave të tyre

– Për ndërtimin e lapidarit të Brigadës së Parë Partizane në Vithkuq u përdorën gurët e gdhendur të Katedrales së Shën Gjergjit të Korçës

-Si ka humbur historinë  rruga “Him Kolli” në Tiranë ku kanë bauar shumë personalitete

Kjo është foto e “sistemimit” të sheshit “Nënë Teresa” me rastin e vizitës së Papa Franceskut në Tiranë. Në plan të parë sheshi ku ndodhej një shatërvan.

Po t’i bëjmë një vëzhgim turistik qendrave tona të banimit vërejmë se kemi shumë pak objekte që paraqesin vlera dokumetare për historira dhe kulturën tonë. Me përjashtim të disa zona të banimit të qyteteve të Beratit dhe Gjirokastrës ku ende vezullojnë shumë bukur panorama dhe banesat karakteristike kemi dhe shumë raste që kemi shkatërruar duke ndërtuar. Raste të shumta negative kemi te qytetet e Durrësit, Krujës… dhe pothuajse kudo… edhe meqënëse nga shteti investohet për një Akademi të Shkencave, për një institucion për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e monumenteve, kultura jonë materiale në këto 70 vitet e fundit ka pësuar shumë dëme të parikuperueshme. Kur punoja në skicimin e varreve romake në Nekropolin e Apollonisë (1961-1962) vëreja se fshatarët e Pojanit kishin përdorur shumë copa prej guri nga ato të kolonave apo kapiteleve për ndërtimin e banesave të tyre… Për ndërtimin e lapidarit të Brigadës së Parë Partizane në Vithkuq u përdorën gurët e gdhendur të Katedrales së Shën Gjergjit të Korçës që qeveria diktatoriale komuniste e kishte shembur (si dhe pothuajse të gjitha tempujt e besimeve të ndryshme fetare).

Statuja e Nënë Teresës u hoq nga ai vend.

Para se të fillonin ndërtimet e mureve të Muzeut të Skëndërbeut në Krujë, më dërguan të kontrolloja për gurë diku në malet e Laçit. Më thanë të shikoja në Delbnisht. Kalova rreth një zonë ushtarake plot me tanksa dhe pas një kodre dallova një godinë të madhe të shembur, por që te rrënojat dalloheshin harqe me gurë të bardhë të gdhendur, dekoracione të tjera prej guri… Dallohej që kishte qenë me disa kate dhe ndoshta një nga objektet më të mëdha dhe të bukura në atë zonë të Shqipërisë. Kuptohej që kishte qenë një lloj kishe manastir e fesë katolike… Ju thashë se ato gurë nuk janë “të përshtashëm” për ndërtimin e Muzeut… Kemi banuar prej shumë vitesh në rrugën “Him Kolli” (në rrugën e Kavajës në Tiranë)… Aty kam njohur, hyrë nëpër shtëpitë, luajtur… tek familjet e Aleksandër (Skënder) Dakos, të Marios, të Lajdinit, të Spasses, të Frashërit, të Llagamëve… Në banesën përdhese tiranase me dysheme dërrase, por edhe me dhoma të shtruara me dhe të ngjeshur të familjes Dako (patriotit Kristo Dako) jetonte edhe e famshmja: Parashqevi Qiriazi (e motra e Sevasti Qiriazit Dako), që ishin nga të parat femra patriote që hapën të parën shkollë në shqip për vajzat shqiptare… Tek shtëpia e Marios ( që është edhe sot) admiroja një pikturë origjinale me portretin e patriotit Pashko Vasa, ku në gjoks kishte shumë medaje… Ajo familje me mbiemrin Vaso ishte pasardhëse më e afërt e patriotit tonë të madh. Lajdini jetonte në ato vite së bashku me dy motrat dhe nënën e tyre; ishte i vëllai i Qemal Stafës… Sterio Spasse ishte një intelektual dhe shkrimtar i shquar, Naim Frashëri (ndoshta pasardhës i Frashëllinjve të famshëm) ishte një nga aktorët më të mirë të Teatrit dhe Kinematografisë sonë të parë kombëtare…

 

Kjo foto  tregon  “sistemimin” e sheshit “Nënë Teresa” me rastin e vizitës së Papa Franceskut në Tiranë. Në plan të parë sheshi ku ndodhej një shatërvan. Dallohen edhe punimet për realizimin e montimit të Altarit.

Familjet e Llagamëve ishin të shumtë në atë rrugicë. Njëri prej tyre i burgosur politik Fiqiri Llagami kishte qenë një dijetar i shquar. Në atë rrugicë kanë jetuar edhe futbollisti i talentuar Enver Shehu (Krutani); balerina ,(ndoshta më e mira shqiptare) Zoica Haxho… Banonte edhe një këngëtare me një zë bilbili: Drita Papajani. Në një rrugicë tjetër afër shkollës Luigj Gurakuqi në oborrin e familjes Fejzo në një ngrehinë të vogël jetonte këngëtarja e famshme e atyre viteve Luçie Miloti…Mbas Ambulancës  Nr 9 jetonte  këngëtarja tjetër shkodrane Naile Hoxha  Naile Hoxha..  Diku kanë jetuar nëna dhe motra e Nënë Terezës të Kalkutës (Gonxhe Bojaxhiut) afër ish bllokut “Miqësia”… Por përsa përshkrova nuk ka as edhe një lloj elementi (pllakë përkujtimore, skulpturë) që t’i faktojë përjetësisht këto vërtetësi dhe figura të ndritura të kulturës shqiptare. Këto janë elemente, që ndikojnë shumë për trashëgiminë tonë historike, që njëkohësisht tregojnë respekt jo vetëm ndaj personazheve apo ngjarjeve, por edhe ndaj atyre që i “ndërtojnë” i mirëmbajnë dhe i përkujtojnë.

Ky është Shatërvani dhe dekori i korpusit universitar gjatë viteve 80 të shekullit XX (të regjimit Enverian). Ai shesh nuk kishte emërtim por pas vdekjes së E.Hoxhës, Universitetit ju vu emri i Enver Hoxhës. Sot nuk ekziston asgjë prej kësaj fotoje.

Disa objekte arti në Tiranë që kanë ndryshuar me kohën

Godina më kryesore në sheshin “Nënë Tereza” që mbyll prospektin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” (Rektorati i Universitetit Politeknik) ku diku prej vitesh kanë vendosur shtatoren prej bronxi të të madhes shqiptare, me çmim Nobel, Gonxhe Bojaxhiu mbetet e veçantë. Por atë shtatore e kishin vendosur në një vend dhe mënyrë aspak të përshtatshme. Pak ditë para ardhjes së Papa Franceskut në Tiranë (21.09.2014).