Komiteti Teknik i Ekspertëve “zbardh” vendimin politik të Ramës për vazhdimin e vaksinimit me AstraZeneca

Vials with Covid-19 Vaccine Photographer: Justin Tallis/AFP/Getty Images

Pas deklaratës së Kryeministrit Rama i cili tha ditën e sotme, se vaksinimi me vaksinën AstraZeneca do të vazhdojë, Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur këtë mbrëmje për të diskutuar mbi këtë proces në vendin tonë.

Mësohet se në fund të mbledhjes Komiteti i Ekspertëve ka vendosur që t’i nënshtrohet deklaratës së sotme të Kryeministrit dhe të vazhdojë vaksinimi kundër koronavirusit me vaksinën AstraZeneca.

Sigal

Vaksinimi me AstraZeneca ka nisur në vendin tonë prej disa ditësh dhe po injektohet te mësuesit. Ndërkohë, disa vende të Bashkimit Evropian kanë pezulluar përkohësisht vaksinën, pasi ka dyshime se shkakton mpiksje të gjakut.