Ndarja nga jeta e kompozitorit Agim Krajka, Presidenti Meta: Humbje e pazëvendësueshme

230
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur ngushëllim për ndarjen nga jeta të kompozitorit Agim Krajka, i cili u shua dje në moshën 83-vjeçare.

Meta shkruan se ai ishte një personalitet i jashtëzakonshëm i muzikës shqiptare, me një kontribut të vyer për dekada në transmetimin e vlerave më të spikatura shpirtërore të kulturës sonë te brezat e rinj.

Postimi i plotë:

Me hidhërim të thellë mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të kompozitorit tonë të shquar, Nderit të Kombit, Agim Krajka.

Personalitet i jashtëzakonshëm i muzikës shqiptare, me një kontribut të vyer për dekada në transmetimin e vlerave më të spikatura shpirtërore të kulturës sonë te brezat e rinj, trashëgimia e Tij e pasur artistike do të nderohet dhe do jetojë përjetë.

Duke u përulur me nderim e mirënjohje të thellë para veprës së Tij, u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së dashur Krajka, kolegëve dhe të gjithë artdashësve shqiptare për këtë humbje të pazëvendësueshme, që na ka lënduar të gjithëve.

Lutemi, që shpirti i Tij të gjejë paqen e merituar!