“Pashë mamanë tënde në…”, zbulohen fjalët e Rebiçit ndaj gjyqtarit para se të ndëshkohej me të kuq

221
Sigal

Sulmuesi kroat i Milanit, Ante Rebiç është pezulluar për dy ndeshje në kampionat, për shkak të fjalëve që përdori ndaj arbitrit të ndeshjes, ndaj Napolit, të dielën në mbrëmje.

Kroati tejet i mërzitur në fundin e lojës, nuk e kontrollon veten dhe pas një faulli ofendon arbitrin e ndeshjes Paskua.

Sipas asaj që raportohet në media, fjalët e Rebiçit ndaj arbitrit kanë qenë: “Pashë mamanë tënde prostitutë në Napoli”. Menjëherë pas kësaj, gjyqtari nuk ka toleruar aspak, teksa e ka nxjerrë jashtë kroatin me karton të kuq, duke humbur kështu dy ndeshjet e ardhshme me Milanin.