Gjermania ka kufizuar takimet elektorale të politikanëve shqiptarë në territorin e saj. Duke qenë se për herë të parë do të votohet dhe nga diaspora, Edi Rama, Sali Berisha, por edhe liderët e partive të tjera në vend e kanë fokusuar fushatën te shtetet ku ka emigrantë shqiptarë, si Greqi, Italia, Gjermania apo Britania.
Por si duket Berlini është lodhur me të tilla manifestime dhe ka dorëzuar në Ministrinë e Jashtme një notë verbale, ku bën me dije se për çdo takim elektoral në territorin e këtij shteti duhet njoftuar 10 ditë më parë dhe vetëm nëse miratohet kërkesa nga autoritetet federale, mund të zhvillohet takimi me votuesit shqiptarë. Kjo notë i është dorëzuar më pas dhe KQZ-së, e cila duhet të njoftojë kandidatët.
Afro 300 mijë emigrantë janë regjistruar për të votuar më 11 maj dhe vota e tyre shihet si shumë e rëndësishme për rezultatin e 11 majit. Duke qenë se “blerja” e tyre është e vështirë, të gjitha partitë kanë nisur lobimet për të korrur sa më shumë vota.
Aktualisht Itali dhe Greqia nuk kanë krijuar probleme, pasi aty ka qenë dhe fokusi më i madh, pasi aty është numri më i madh i votuesve nga diaspora. Edhe Rama me Berishën aty e kanë përqendruar fokusin. Megjithatë duhet të presim 11 majin për të parë nëse do të bëjë ndryshim diapsora apo jo.