Suplementi Pena Shqiptare/ Vaso Papaj: E çfarë u bë…?

52
Sigal

Kur këngë malli nis këndoj,
në mëndje vetëm ty të ndesh.
Po karafila më s’dërgoj,
e lumtur qofsh, kudo të jesh!

Të më kujtosh, nuk të kërkoj,
dhe as kërkoj të ndjesh për mua,
se vjen një çast, në mos gaboj,
tek njeri tjetri s’kemi më hua.

E çfarë u bë, nëse u ndamë!
Secili shkoi në rrugë të tij.
Ç’më pate dhënë, e lashë mënjanë,
flakë të shuar përmbi thëngjinj.

Po çfarë u bë, nëse u ndamë,
shpirti na mbeti njëlloj i ri.
E ç’patëm thënë mënjanë e lamë,
njё flakë të re ndezëm pёrsёri.