“Ndryshimet e njëanshme janë produkt i PS”, Vasili: Në gjashtë muaj nuk ka folur askush për koalicionet

235
Sigal

Përfaqësuesi i LSI në Këshillin Politik, Petrit Vasili është shprehur se në gjashtë muaj në sallë askush nuk ka kërkuar të flitet për koalicione parazgjedhore.

Ai është shprehur, se i vetmi argument që është ngritur ka qenë sensibiliteti i listave të hapura.

Më tej ai akuzoi PS, se po kërkon të bëjë ndryshime të njëanshme, pasi Edi Rama ka frikë nga humbja e sigurtë.

“Desha t’ju sqaroj se në gjashtë muajt e komisionit në këtë sallë, kurrkush, as nga PS dhe as nga përfaqësues të tjerë që ndodhen në atë sallë nuk është thënë apo kërkuar të flitet për koalicione parazgjedhore.

I vetmi argument që është ngritur, ka qenë sensibiliteti lidhur me listat e hapura.

Sensibilitet që adresohet në kompromiset e opozitës, që thotë po hapim listat 100% dhe jo më 1/3 dhe 2/3 që do të thotë lojë e Edi Ramës. Edhe në mbledhjen e sotme edhe të mëparshme, këto ndryshime të njëanshme janë produkt i PS dhe individëve të tjerë në kuvend, pasi sot u konfirmua edhe nga Hajdari se ajo kishte firmosur veç për listat e hapura dhe jo për koalicione parazgjedhore.

I gjithë ky puc kushtetues bëhet nga PS me disa individë. Çështja është koalicione parazgjedhore që është humbje e sigurtë për Edi Ramën”, tha Vasili.

Më pas ai ka sqaruar edhe modelin e fletës së votimit, duke thënë se Rama po përpiqet t’i shmanget, suke e quajtur problem teknik.

Sipas Vasilit, koalicionet dhe listat e hapura mund të bashkëveprojnë me njëra-tjetrën.

“Dua t’ju sqaroj se Gjiknuri si mashtroi me listat e hapura, pyetjes tuaj me fletën e votimit, iu shmang se është problem teknik.

Asnjë se harron se Rama ka ulëritur për listat e hapura si çarçaf. Ndërkohë kur zgjidhja është para syve, thonë problem teknik, listat e hapura 100% jo 2/3, koalicionet s’kanë lidhje dhe fare mirë sikurse e keni parë në fletën e votimit.

Listat e hapura dhe koalicionet mund të bashkëveprojnë të dyja. Kjo tregon frikën e tmerrshme të PS për humbjen që e pret. 85% e shqiptarëve ia kanë dhënë verdiktin dhe asnjë spërdredhje nuk e ndryshon faktin e tyre”, thekson Vasili.