“Shtatzënë në të njëjtën kohë nga i dashuri i përbashkët”/ Binjaket identike zbulojnë planin e çmendur

408
Sigal

Binjaket që janë quajtur ‘motrat më identike në botë’, kanë zbuluar së fundmi se dëshirojnë të mbeten shtatëzënë në të njëjtën kohë nga i dashuri i tyre i përbashkët.

Anna dhe Lucy DeCinque, 34 vjeçe nga Perth në Australi, hanë bashkë, flenë bashkë dhe ndajnë krevatin me të dashurin e tyre të përbashkët prej nëntë vitesh, 39 vjeçarin Ben Byrne.

Në një program televiziv ato thanë se dëshirojnë të përdorin metodën e fertilizimit in-vitro, sepse duan të provojnë shtatzaninë në të njëjtën kohë.

“Ne duam të provojmë çdo gjë së bashku në jetë”, thotë Lucy, “Duam të rritemi bashkë, të vdesim bashkë.”

Ndërsa Anna shton: “Do të provojmë metodën IFV, madje të ngrijmë vezët në të njëjtën kohë. Duam ta bëjmë së bashku.”

Kur u pyetën nëse dëshironin djalë apo vajzë Lucy tha: “Nuk ka rëndësi përveçse të jenë të lumtur e të shëndetshëm”. Motrat jetojnë me të dashurin e tyre Ben dhe nënën e tyre.

“Shtatzënë në të njëjtën kohë nga i

“Shtatzënë në të njëjtën kohë nga i

“Shtatzënë në të njëjtën kohë nga i

“Shtatzënë në të njëjtën kohë nga i

“Shtatzënë në të njëjtën kohë nga i