Monika Kryemadhi: Arroganca dhe reagimi nga qeveria kanë qenë të tmerrshme

602
Pritëm se mos do fillojë mosbindja civile. Çfarë e ka bërë opozitën të marrë një akt të tillë?
E detyroi populli, pra qytetarët e Shqipërisë kërkuan që opozita të bëhej pjesë e asaj proteste, që deri dje le të themi mundohej të bënte një opozitë parlamentare dhe evropiane, në kuadrin që parametrat e konsiderojnë politikë këtë gjë. Kemi 27 vjet që kemi të bëjmë me sjellje të ndryshme politike, por në të gjithë këtë histori, ku në fakt shumë herë bëhet qesharake, tanimë është bërë shumë e dhimbshme situata, sepse pavarësisht retorikës sonë politike apo amendamenteve që shfaqen në parlament, arroganca dhe reagimi nga ana tjetër kanë qenë të tmerrshme. Domethënë reagimi ka qenë inekzistent, ndërsa arroganca e jashtëzakonshme nga ana e këtij kryeministri. Kështu që, ne kuptojmë se është e domosdoshme që shqiptarët të kenë një sjellje tjetër politike në Shqipëri. Besoj se ne kemi vend si opozitë, edhe si politikanë, sepse në të gjithë këtë jetë politike ne kemi angazhimet, kontributet dhe kusuret tona. 
Rruga e Kombit në pjesën shqiptare është shumë e shkatërruar, kështu që duhen para të tjera për ta mbaruar…?
Nëse një shtëpi braktiset, normal që kalimtarët dhe hajdutët do ta vjedhin dhe do ta bëjnë copë. Kur nuk ka zot. Dhe ne kemi lënë pa zot shumë gjera, spitalet, rrugët, shkollat, të cilat po na çojnë drejt kësaj logjike që po bën qeveria sot, ku ti vendos taksa sa të duash, shqiptarët mund të paguajnë sa të duan. Ju bëtë një analizë të 1.4 miliardë të rrugës të papërfunduar. Dua të them diçka. Të gjithë e mbajnë mend, ju i pari që, 20 vjet më parë, në ’98-n është hedhur ideja e Rrugës së Kombit dhe në 2000 – 2002 shqiptarëve iu vendos taksa e Rrugës së Kombit, që ishte 50 dollarë, 50 mijë lekë në atë kohë, gjë që u vendos në pjesën e kolaudimit të makinave. E kundërshtoi Banka Botërore dhe FMN-ja, që thanë se ishte një taksë që nuk duhet vendosur dhe Ministria e Financave nuk e la më këtë taksë për Rrugën e Kombit dhe e shtoi tek taksat e tjera. Sot, çdo makinë shqiptare paguan 8 mijë lekë të reja në vit për taksën e qarkullimit, 50 janë të Rrugës së Kombit dhe 30 të taksës së qarkullimit. Këtë taksë shqiptarët e paguajnë akoma, sepse e kemi të fshehur. 
Taksa e qarkullimit ka qenë, mirëpo nuk mblidhet dhe për ta bërë sa më efektive mbledhjen e kësaj takse, e inkorporoi tek çmimi i naftës… Ajo që thoni ju është taksa e regjistrimit…
Është taksë e kolaudimit të makinës që është taksë qarkullimi vjetore që e paguan çdo makinë. Ndërsa taksë qarkullimi ti paguan në çdo litër naftë. 400 milion euro nga 2002-shi deri në 2018-n iu janë marrë shqiptarëve për Rrugën e Kombit, veç taksës së qarkullimit dhe kolaudimit të makinës. Ndërkohë vijmë tek taksa e karburantit. E ka vendosur z. Berisha në atë kohë me 7 lekë të vjetra për litër/karburant dhe është ngritur pas 2013-s nga Edi Rama dhe ka shkuar 324 lekë. Ke 160 milion euro në vit që janë vetëm për mirëmbajtjen e rrugëve. Përsa i përket Rrugës së Kombit, duhet të bësh urën mbi Drin 15 milion euro, të hapësh skarpatet 10 milion euro, ke për të mbyllur disa pika të tjera dhe riasfaltimin e komplet rrugës brenda 4 vite e gjysmë. Në total të shkon 70 milion euro maksimumi. 
Sigal