105-vjetori i themelimit të Policisë, Rama: Sot kemi një akademi të rilindur, dy janë sfidat më të mëdha të saj

652
Në 105-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit është zhvilluar sot në qytetin e Lezhës një ceremoni në nderim të uniformave të policisë. Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri Edi Rama tha se sot Policia e Shteti është rilindur, pas reformave të ndërmarra që prej vitit 2013.
Më tej, kreu i qeverisë është ndalur tek sfidat me të cilat përballen sot uniformat blu.
“Sfida e policisë është përpjekja për t’u përballur me të keqen. Përzgjedhja në vazhdimësi e njerëzve të duhur është edhe sfida që garanton përballjen e policisë me të keqen jashtë saj, dhe përballjen e policisë me kërcënimin e së keqes brenda saj.; ne jemi krenarë për atë që është bërë në këtë periudhë rilindje të Policisë së Shtetit, pas një situata kaosi dhe braktisje të Policisë së Shtetit para vitit 2013. Gjuha e thatë e rezultateve thotë se në 2017 Shqipëria doli nga harta e vendeve që kultivojnë dhe trafikojnë lëndë narkotike. Në 2017 Shqipëria mbylli një plagë të vjetër, të thellë e cila pati të gjitha ato infeksione që ne njohim. Sot në 2018 Shqipëria nuk ka as Lazarat, dhe as “lazaratër” të shpërndarë në trupin e territorit të saj”, u shpreh kryeministri Rama.
Sigal