Xhelal Mziu: Pedonalja e Llixhave – një simbol i vjedhjes së hapur me letra

42
Sigal

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Dibrës ,Xhelal Mziu ka ngritur akuza të forta për abuzim me fondet publike në projektin e pedonales së Llixhave.

Sipas tij, ndonëse projekti nisi që në vitin 2019 dhe u financua me 1.8 milionë euro, ai kurrë nuk u përfundua.

Mziu thekson se kjo vepër është marrë në dorëzim si e përfunduar nga Bashkia dhe FSHZH, duke e cilësuar këtë akt si “vjedhje me firmë”.

Ai u bën thirrje Prokurorisë dhe SPAK të nisin hetimet për këtë çështje, ndërsa shpreh shqetësimin se zona turistike e Llixhave mbetet ende pa një infrastrukturë të sigurt për këmbësorët.

 

Xhelal Mziu:                                                                                                                  Pedonalja e Llixhave – një simbol i vjedhjes së hapur me letra

E nisur që në vitin 2019, kjo vepër asnjëherë nuk u përfundua.
Plot 1.8 milionë euro të destinuara për ndërtimin e saj u shpërdoruan dhe askush nuk di ku përfunduan!
Turpi më i madh?
FSHZH dhe Bashkia e kanë marrë në dorëzim si të përfunduar!
U bëjmë thirrje Prokurorisë dhe SPAK:
Hetoni këtë abuzim të rëndë!
Llixhat e Dibrës, një nga zonat më turistike të vendit, me mbi 35 mijë vizitorë çdo vit, sot nuk ka as një shteg të sigurt për këmbësorët.
Vizitorët dhe banorët detyrohen të ecin në rrugë të rrezikshme, pa trotuare.
Kjo nuk është thjesht papërgjegjshmëri – kjo është vjedhje me firmë