Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria” (Nderi i Kombit); Akademia e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë; Komiteti Kombëtar i Veteranëve të LANÇ (Nderi i Kombit); Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë (SHKURSH) dhe familja Peçi, ju ftojnë në prezantimin e librit-monografik, “Komandant Rustem Peçi”, të autorëve Kujtim Boriçi, Bernard Zotaj e Zaho Golemi.
-Aktiviteti bëhet në orën 11:00 të ditës së shtunë, 19 prill 2025, në Hotel-Plaza-Tirana, salla ‘Queen Geraldinë’, kati i III-të.
Ju ftojmë të merrni pjesë!
PRESIDENTI I SHKURSH KRYETARI I SHOQATËS “LABËRIA”
Hamit GOJANI Agim ÇIRAKU