Gara për bashkinë e Kukësit/ Rithemelimi mban primaret, PS paraqet emrat teksa Basha largohet nga gara pasi nuk gjen dot as kandidatë

47
Sigal

Rithemelimi mbajti primaret për zgjedhjen e kandidatit që do të garojë për bashkinë e Kukësit me 24 shtator. Për të nxjerrë kandidatin garojnë Ardian Elezi, Emri Vata, Gëzim Shehu, Uran Cengu dhe Ylber Zeneli. Në listën e votuesve janë 2900 anëtarë të PD të Rithemelimit, ndërsa i pranishëm në Kukës është edhe Klevis Balliu, sekretar organizativ.

Pas arrestimit të Safet Gjicit, më 24 shtator Kukësi do të zgjedhë sërish kryetarin e Bashkisë. Partia Socialiste do të paraqitet para kuksianëve me Albert Halilajn për të kërkuar të përsërisë suksesin e 14 majit, ndërsa forcat politike kanë afat deri me datë 1 shtator për t’u regjistruar në KQZ si subjekte zgjedhore. Emrat e kandidatëve do të duhet të paraqiten jo më vonë se data 8 shtator.

Është hequr emri i Arif Rexhmatit, që Kryesia e Berishës e miratoi. Zyrtarisht janë thirrur për të votuar rreth 2.200 anëtarë demokratë për të votuar. A janë këto edhe mbështetës të Lulzim Bashës? Berisha vet kishte dyshime se me kë ishte edhe Arif Rexhmati, që është kryetar i degës së PD-së zyrtare në Kukës.

Megjithatë ai ngjalli shpresa në radhët e demokratëve, që më në fund dy copat e PD-së ishin bërë bashkë dhe i zgjedhuri nga Primaret, do të ishte pikërisht Rexhmati, shpresë që e shoi po ai vetë, menjëherë pas zyrtarizimit të emrit të tij në primare, duke thënë se ende priste një vendim ndryshe, që me fjalë konsensusi, do të zgjidhej një kandidat dhe nuk do të bëheshin Primaret.

Por ky dyshim nuk ekziston më dhe është vetëm Lulzim Basha që pritet të flas, nëse do të fus në garë kreun e tij lokal apo kjo do të jetë një mundësi që ai do ta tejkalojë, në një zonë ku Berisha është më i fortë në elektoratin e opozitës. Dhe po ashtu nuk do të përsëtitet 14 maji, ku PD-ja që e rimori, të dalë forcë e tretë; për herë të tretë.