Drogë, armë dhe sende të kundërligjshme, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari

34
Sigal

Një 40-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi i është gjetur arsenal armësh dhe lëndë narkotike në banesë.

40-vjeçari me iniciale G.H., mësohet se posedonte droga të forta, armë zjarri, armë të ftohta dhe sende të kundërligjshme, në automjet dhe në banesë.

Gjatë kontrollit të mjetit dhe të banesës së 40-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi, sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë pneumatike, 1 palë dylbi, 1 dorezë me mekanizëm si pistoletë për të realizuar qitje, 1 shënjestër optike, 2 armë të ftohta (thika) dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Brryli”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Posedonte droga të forta, armë zjarri, armë të ftohta dhe sende të kundërligjshme, në automjet dhe në banesë, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.

Sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë pneumatike, 1 palë dylbi, 1 dorezë me mekanizëm si pistoletë për të realizuar qitje, 1 shënjestër optike, 2 armë të ftohta (thika) dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në zbatim të planit të masave për kapjen e shtetasve në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me sende të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brryli”.

Si rezultat u bë arrestimi i shtetasit G. H., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Në bulevardin “Bajram Curri”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin G. H., në të cilin kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë, 1 thikë dhe 1 palë dylbi.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 pushkë pneumatike, 1 armë zjarri pistoletë, 1 dorezë me mekanizëm si pistoletë për të realizuar qitje, 1 shënjestër optike, 1 thikë dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.