Foto fake që shpërndau agjencia turke dhe katastrofa finale në Shqipëri nëse sirianët futen në Greqi!

707
Sigal

Nga Altin Goxhaj

Foto që u shpërnda sot gjithandej sikur ishin fëmijë sirianë që po i mbysnin në det është fake!

Ajo është foto e vitit 2016 e realizuar nga Agjencia Qeveritare Turke e Informacionit!

E hodhën në treg dje për propagandë!

Interesante se sa ngjajnë me njëri tjetrin në teknika manipulimi këta që kërkojnë kufij të hapur në Evropë për dyndje milionash refugjatësh afroaziatikë.

Se çfarë hallesh ka Turku dhe Greku është punë e tyre por bëhet puna jonë kur, nëse sirianët ja dalin të futen në Greqi, e sigurtë që rruga më e shkurtët dhe e lehtë është Shqipëria sps është han pa porta.

Dhe ns futen në Shqipëri 1 milionë vetë dhe fqinjët mbyllin kufijtë, Shqipëria e mbetur merr fund e asfiksuar në agoni!

OJFtë e Sorosit do marrin miliona nga vjedhja e ushqimit të refugjatëve dhe ne veç të bëjmë gati valixhet për të përfunduar me sukses Axhendën Soros për Rrënimin Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë sipas Memorandumit të Vaso Çubrilloviç për Dëbimin e shqiptarëve nga Ballkani!