Vlora e Ismail Qemalit, deputetit të parë të Tomorricës pret bijtë e Skraparit

24
Sigal

Riorganizimin e Proçesit Zgjedhor të Shoqatës Atdhetare Kulturore Tomorri, nga Berati 2400 vjeçar, zbriti në bregdetin adriatiko-jonian, për tu takuar, riorganizuar dhe bashkuar pa dallime dhe jashtë nuancave politike. Ditën e enjte Grupi I Punës për Riorganizimin e SH.A.K.Tomorri ishte mysafirë në Vlorën e lavdishme të Pavarsisë Kombëtare dhe Flamurit Kuq e Zi. Por Vlora ka edhe një të veçantë , që e lidh me Skraparin. Ismail Qemali ka qënë për herë të parë deputet I Tomorricës, dhe si i mandatuar prej Skraparit ai ka firmosur edhe aktin e Pavarsisë.  Eshtë pikërisht lidhja e Skraparit me Babin e Pavarsisë, Ismail Qemalin , e cila ka bërë që bijtë e trevave të Tomorrit, të gjejnë ngrohtësinë në Vlorën e lavdishme të Luftës së 1920-ës, dhe të  LANÇ , ku qindra luftëtarë dhe dëshmorëve derdhën gjakun për pavarsi dhe liri përballë pushtuesve dhe kolaboracionistëve. Grupi i punës dhe anëtarët e degës së SH.A.K.Tomorri për Vlorën, zgjodhën organet drejtuese për një mandat të ri 5-vjeçar.

Kryetar P.Dervishi, S.Feko, M.Zaloshja, J.Pollogati dhe Sekretar L. Xhaferllari. Të mandatuar për Kuvendin e Përgjithshëm Kamber Zaimi dhe Spartak Braho.