Makina e mbushur me drogë dhe municion ushtarak/ Arrestohen dy të rinjtë në Lezhë (Emrat)

91
Sigal

Dy persona kanë janë arrestuar në Lezhë, pasi po transportonin drogë dhe armë me makinën e tyre.

Mësohet se në pranga ranë Roland Lala, 28 vjeç, dhe K.Zeneli, 28 vjeç, të dy banues në Kamëz.

Ndalimi i dy të rinjve u bë pasi policia kreu kontroll në makinën e tyre në afërsi të fshatit Jezull, Mirditë. Në bagazhin e makinës së tyre ata kishin fshehur 10 thasë me kanabis, një pistoletë shenjëdhënëse si dhe municion ushtarak.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se me një automjet që lëvizte në drejtim të Mirditës, po transportonin lëndë narkotike, në afërsi të fshatit Jezull, Mirditë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Zmeja”.

Si rezultat, u bë lokalizimi dhe ndalimi i automjetit të dyshuar. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin R. L. dhe pasagjer shtetasin K. Z., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 thasë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 36 kilogramë.

Në vijim të operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së DVP Dibër, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R. L., në fshatin Zall Dardhë, Dibër, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, një pistoletë shenjëdhënëse dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: R. L., 28 vjeç, banues në Zall Dardhë, Dibër dhe K. Z., 28 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.