Zbulohet ngarkesa e ‘braktisur’ me kanabis në kufirin grek, dyshohet se ka ardhur nga Shqipëria

142
Sigal

40 pako me kanabis të papërpunuar janë gjetur në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë ditën e sotme.

Policia e Janinës ka marrë një denoncim anonim dhe pasi ka kryer kontrollet ka zbuluar drogën, e cila kapte  peshën 49 kilogramë e 928,9 gram. Dyshohet se lënda narkotike ishte transportuar nga Shqipëria dhe ishte  lënë në kufi, me qëllim që të merrej nga bashkëpunëtorët e trafikantëve.

Ende nuk janë identifikuar personat që e kanë transportuar apo që do e merrnin drogën, ndërsa vijojnë hetimet .